2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Trump: Mjekët marrin më tepër para nëse deklarojnë më shumë të vdekur nga Covid-19

Rekomandime

Presidenti i Amerikës u ka bërë një kritikë të ashpër mjekëve të këtij vendi.

- Advertisement -

Ata i akuzoi se po përfitojnë nga COVID.

Sipas Donald Trump, doktorët po ia “ngjesin” këtë sëmundje edhe atyre që nuk po vdesin nga ajo.

Dhe për këtë që po bëjnë, ata, sic tha kandidati republican për president, po marrin më shumë para.

- Advertisement -

“Doktorët marrin më shumë para nëse dikush vdes nga COVID-i. Ata janë njerëz të menqur. Ata thonë se gjithkush po vdes nga COVID-i. Në Gjermani nuk është kështu. Kur dikush vdes nga zemra ose kanceri ata thonë se vdiq nga zemra ose kanceri. Te ne, kur kanë ndonjë dyshim nëse dikush vdiq nga zemra, kanceri apo ftohja, menjëherë thonë covidi. Kjo është e vërtetë””, tha Trump gjatë një tubimi në Michigan.

Ai kritikoi edhe rivalin e tij, Joe Biden se po parashikon të ardhme të zymtë për Amerikën, si pasojë e COVID-it. Demokratit I tha se kështu nuk duhet të flasë një kandidat për president.

- Advertisement -

Prandaj, Trump u bëri thirrje qytetarëve të Michganit, por edhe të Ëisconsinit, ku qëndroi m pas, të mos e votojnë Bidenin, por atë.

“Kjo është një zgjidhje ndërmjet superboomit të Trumpin dhe depresionit të Bidenit. Biden do të sjellë varfëri, mizerje dhe depresion. Unë ju sjell punë, punë, punë dhe ekonominë më madhështore në historinë e vendit tonë. Kjo do të ngjajë vitin që vjen, do ta shihni”, tha ai në Green Bay të Wiskonsinit.

Presidenti aktual tha se vaksina kundër COVID-it do të jetë gati në pak muaj. Ai po ashti tha se Amerika vecmë ka nisur ta lë pas këtë sëmundje dhe se ekonomia e këtij shteti nuk do të mbyllet më për shkak të saj.

Ky tekst dhe kronika e mëposhtme televizive janë pjesë e projektit “Zgjedhjet 2020: Një turne virtual raportimi për Shtetet e Bashkuara dhe procesin elektoral të Amerikës”. Autori është përzgjedhur të jetë pjesë e këtij projekti nga Departamenti i Shtetit, që realizohet nga Foreign Press Centers në bashkëpunim me Meridian International Center.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit