8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Trump: Nëse Irani su lmon ndonjë amerikan, ne pa hezitim do t’i dërgojmë armët më të bukura drejt tyre

Rekomandime

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pas v. rasjes së Qasem Soleimani nga një dron më 3 janar teksa po udhëtonte në Irak, ka paralajmëruar se nëse Irani sulmon ndonjë amerikan, atëherë SHBA do t’i kundërpërgjigjet pa hezitim hakmarrjes.

- Advertisement -

Sipas Trumpit, SHBA-ja deri më tani ka shpenzuar dy trilionë dollarë në ndërtimin e armëve.

“Shtetet e Bashkuara tashmë kanë shpenzuar dy trilionë dollarë në pajisje ushtarake. Deri më tani ne jemi më të mëdhenjtë dhe më të MIRËT në botë! Nëse Irani su. lmon ndonjë bazë amerikane, apo ndonjë amerikan, ne do t’i dërgojmë disa nga pajisjet më të bukura dhe të reja drejt tyre… pa ndonjë hezitim”, ka shkruar Trump në llogarinë e tij në Twitter, përcjell Telegrafi.

- Advertisement -

Po ashtu, ai thotë se Uashingtoni ka identifikuar “52 pozicione iraniane” që do të sulmojë “shumë shpejt dhe shumë fuqishëm”.

“Irani po flet me shumë guxim për sulmet ndaj disa aseteve të SHBA-së në shenjë hakmarrjeje për shkak se ne vramë liderin e tyre të terrorizmit, i cili sapo kishte vrarë një amerikan dhe plagosi disa të tjerë, për të mos përmendur edhe njerëzit e tjerë që ai kishte vrarë gjatë jetës së tij, përfshirë edhe kohëve të fundit qindra protestues iranianë”, shkroi ai.

- Advertisement -

Forcat Quds që udhëhiqte Soleimani, nga SHBA-ja konsiderohen organizatë e huaj terroriste.

Uashingtoni e fajëson Iranin se ka orkestruar sulmet ndaj SHBA-së, përfshirë edhe sulmin ndaj ambasadës amerikane në Bagdad më 31 dhjetor

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit