13.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Trump si duket e ka ndalë edhe televizorin, thotë se ka fituar zgjedhjet

Rekomandime

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, asesi nuk po pajtohet me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të cilat po tregohen në kohë reale në të gjitha mediet nga numërimi i votave.

- Advertisement -

Pas thirrjeve për ndalim të numërimit të votave, Trump tani në Facebook ka thënë se i ka fituar bindshëm zgjedhjet, ani pse në epërsi votash aktualisht ëshë kundërshtari i tij nga Demokratët, Joe Biden, shkruan Reporteri.net.

Biden po udhëheqë për kah numri i votavë në Pensilvani, Gerogia, Arizona dhe Nevada, rezultat i cili e afron më shumë afër fitores.

Ndërsa në anën tjetër, Trump është në epërsi vetëm në Karolinën Veriore.

- Advertisement -

Shtetasit amerikanë janë duke pritur më gjatë se në të gjitha zgjedhjet presidenciale që nga viti 2000, për ta ditur fituesin.

https://www.facebook.com/DonaldTrump/posts/10165777631390725
Këto zgjedhje, votat me postë kanë shënuar shifër rekorde, pasi që pandemia ka shtyrë miliona amerikanë të shmangin votimin fizik dhe të votojnë përmes postës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit