5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Trupat e para amerikane arrijnë në Shqipëri, për “Defender Europe 21”

Rekomandime

Në portin e Durrësit, ka mbërritur anija e parë ushtarake amerikane “USAV MG CHARLES”, e cila ka nisur dhe zbarkimin e trupave të para ushtarake dhe të mjeteve logjistike që do të përdoren për stërvitjen “Defender Europe 21”

- Advertisement -

Stërvitja me trupa të ushtrisë amerikane “Defender Europe ‘21”, konsiderohet si një nga stërvitjet më të mëdha në Europë.

Kjo stërvitje, e cila do të zhvillohet në disa vende të Ballkanit dhe të Detit të Zi, do të zhvillohet nga 1 maji deri më 14 qershor. Ajo do të drejtohet nga Komanda e Ushtrisë Amerikane në Evropë.

Në këtë stërvitje do të marrin pjesë mbi 17 mijë trupa amerikane dhe 14 mijë trupa të tjera nga 26 vende anëtare të NATO-s.

- Advertisement -

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në Shqipëri do të vendosen 4 mijë ushtarë amerikanë, kurse pjesa tjetër do të vendoset në vendet fqinje.

Raportohet se kalatat nr 1, 2, 3 të Portit të Durrësit do të vihen në dispozicion të stërvitjes “Defender Europe 21”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit