3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Trupat speciale greke me 22-26 shtator zbarkojnë në Shqipëri”

Rekomandime

Historiani Arben Llalla ka paralajmëruar se në datën 22-26 shtator trupat speciale greke do të zbarokojnë në Shqipëri.

Me anë të një statusi në Facebook, Llalla shkruan se rreth 100 anëtarë të shoqatës së ushtarakëve dhe policëve të Greqisë do vijnë në jugun e Shqipërisë duke kërkuar aneksimin e jugut të vendit me pretendimin se kërkontë të drejtat e minoritetit.

- Advertisement -

Më 22-26 shtator rreth 100 anëtarë të shoqatës së ushtarakëve dhe policëve të Greqisë do vijnë në jugun e Shqipërisë duke bërtitur për aneksimin e jugut, duke kërkuar të drejtat e “300 mijë”, grekëve në Shqipëri të cilët sipas tyre s’kanë shkolla, s’kanë kishën e tyre, etj. Do shkojnë në Bularat e do çirren “Kacifas je gjallë ne do luf.tojmë për të marë ha.k kundër RENEAS,”-shkruan Llalla.

Sa i përket reagimit të shtetit shqiptar, Llalla “parashikon” se vendi ynë do të dyert e doganës ndërsa SHISH do merret me izolimin e shqiptarëve patriotë.

Reagimi i plotë:

- Advertisement -

Ja edhe trupat speciale të Greqisë së batalionit të Janinës duke provokuar Shqipërinë më luftë për të çliruar Veriu e Epirit sepse ajo qenka tokë greke. Më 22-26 shtator rreth 100 anëtarë të shoqatës së ushtarakëve dhe policëve të Greqisë do vijnë në jugun e Shqipërisë duke bërtitur për aneksimin e jugut, duke kërkuar të drejtat e “300 mijë”, grekëve në Shqipëri të cilët sipas tyre s’kanë shkolla, s’kanë kishën e tyre, etj. Do shkojnë në Bularat e do çirren “Kacifas je gjallë ne do luf.tojmë për të marë ha.k kundër RENEAS”. Çështja është çfarë do bëjnë strukturat shtetërore të Shqipërisë? Asgjë, do bëjnë sehir, ushtria jonë është inekzistence, policia do hapi dyert e doganës ndërsa SHISH do merret me izolimin e shqiptarëve patriotë, atyre që u dhimbset toka arbërore. Këta 100 ushtarak e policë grekë që do vijnë me rroba civile që hyjnë nga kufiri i Konispolit për të vazhduar në Përmet, Këlcyrë e përfunduar në Sarandë tek taverna me muzikë greke…

Konstandinos Kaçifas, u v.ra më 28 tetor gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vr.asja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes Shqipërisë dhe vendit fqinj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit