1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Trusti pensional do të përdoret për artikuj supermarketi

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Përdorimi i trustit pensional për të blerë artikuj ushqimor në supërmarkete është një strategji e keqe. Jo vetëm që s’do ta nxjerrë vendin nga kriza, përkundrazi. Do t’ua cungojë pensionet atyre që dalin në moshën 65 vjecare në pension. Qysh në start, do të marrin 10 për qind më pak pension.

Nëse sa herë paraqiten kriza qeveria vendos me anë të një politike të majtë që t’i lejojë të gjithë të tërheqin pensionet e tyre, atëherë pjesa më e madhe s’do të marrin pensione fare. Vendi është i varfër dhe njerëzit do të mendojnë gjithmonë në strategji afatshkurtër: E kam familjen pa bukë, s’po më bie ndërmend për pension.

Trusti duhet të përdoret ndryshe, për shtytje të aktiviteteve ekonomike. I tërë fondi prej më tepër se 1 miliard euro duhet të kthehet në Kosovë dhe të përdoret për aktivitete zhvilluese. Paratë mund të risiguroheshin në një kompani të madhe dhe do të ishin edhe më të sigurta se c’janë tash.

- Advertisement -

Ndërtimi i Termocentralit Kosova e Re do të ishte një alternativë e mirë fitimprurëse për të gjithë. Pra, të gjithë do të kishim aksione aty dhe i tërë qarkullimi nga ai investim do të mbetej në Kosovë. Të njëjtën kohë, për shkak të investimit vetanak, edhe kthimi në investime do të ishte me fleksibil, cka do të bënte që edhe tarifat e energjisë elektrike të ishin shumë më të lira në krahasim me modelin investiv që ia gatoi vendit qeveria e kaluar, e që fatkmirësisht dështoi.

Pra, ekonomia e një vendi nuk zhvillohet duke përdorë pare për import, por duke prodhuar dhe shitur mbivlerën jashtë.

- Advertisement -

Qysh nuk duhet harxhuat trusti, e kemi shëmbullin e freskwt, shpenzimin e fondit tw privatizimit. Ai tashmë po përdoret për mbulim të pensioneve për veteranë të rrejshëm dhe lloj lloj alleshverishesh në një politikë të majtë poashtu, duke bërë që të avullohet për një periudhë të shkurtër pa asnjë efekt ekonomik. Mbi gjysma e tij tashmë është harxhuar.

Po të kthehej ky fond e të përdorej për aktivizimin e Trepcës me të gjithë dikasteret e saj, sot do të kishim prodhim më të madh dhe mijëra punëtorë të punësuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit