11.2 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Tuna bëhet nënë për herë të dytë, publikon pamje gjatë lindjes

Rekomandime

Altuna Sejdiu- Tuna është bërë nënë për herë të dytë.

- Advertisement -

Një gjë të tillë e ka mbajtur larg publikut, por që ditën e sotme (e diel) ka zgjedhur ta bëjë të ditur për fansat.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka bërë të ditur se ka pritur në jetë djalin e dytë të saj.

“Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”, ka shkruar ajo në përshkrim.

- Advertisement -

Artistja po ashtu ka zbuluar emrin e të porsalindurit, teksa ka zgjedhur ta pagëzojë me Zen.

- Advertisement -

Bëjmë të ditur se ajo është nënë edhe e një djali tjetër, Tian, të cilin e ndanë me Patris Berishën. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit