2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Turp që s’na e falin asnjëherë dëshmorët”, Jashari akuza ndaj Nurës dhe Lushtakut

Rekomandime

Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar ndaj pasardhësit të tij, Fadil Nura dhe zëvendësit të këtij të fundit, Sami Lushtaku.

- Advertisement -

Jashari, nëpërmjet një postimi në Facebook tha se në ditën e përvjetorit të 14-të të Pavarësisë së Kosovës, derisa të gjithë festonim lirinë e pavarësinë që na e sollën dëshmorët e martirët tonë, kryetari i Skenderajt, Fadil Nura e nënkryetari Sami Lushtaku, kishin vendosur që të tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë duke përdhosur dëshmorët, luftën dhe sakrificën e tyre sublime.

Ai shtoi se pa dijeninë e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, dhe as Institutit të Mjekësisë Ligjore, ata rivarrosen eshtrat e njërit prej veteranëve të UÇK-së, të vrarë pas luftës, pranë dëshmorëve në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë.

- Advertisement -

Jashari deklaroi se personi të cilin pushteti aktual i Skenderajt e rivarrosi në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë, ka qenë ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së fundit në Kosovë, teksa shtoi se i njëjti fatkeqësisht ishte vrarë pas luftës dhe vrasja e tij nuk lidhet në asnjë formë me luftën tonë të shenjtë.

“Në fillim të mandatit tim si kryetar i Komunës së Skenderajt, në vitin 2018, puna e parë që kam bërë ka qenë rivarrimi i dëshmorëve tonë, nga Polaci ku kishin mbetur varret e tyre në gjendje të mjerueshme, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë, i cili me vite pas ndërtimit ishte neglizhuar nga ish qeverisjet e këtyre njerëzve të cilët nuk e kishin marrë iniciativën dhe përgjegjësinë që t’i rivarrosin dëshmorët tonë”, shkroi ai.

- Advertisement -

Me gjithë respektin për secilin ish ushtar të UÇK-së, duke bartë barrën e rëndë që kemi si pasardhës të dëshmorëve e heronjve tonë, nuk mund të pranoja një gjë të tillë, sepse të krahasosh dëshmorin me jo dëshmorin është turp, është përdhosje e gjakut të atyre që na e sollën Lirinë e Pavarësinë tonë, vijon postimi i Jasharit.

“Bazuar në kontributin e dhënë në luftën tonë heroike, në shenjë respekti për ta, për familjen dhe me qëllim të dokumentimit të historisë sonë, gjatë kohës sa kam udhëhequr me komunën e Skenderajt, bashkë me OVL-UÇK, dega në Skenderaj kemi hartuar projektin dhe kishim planifikuar ndërtimin e Kompleksit të Veteranëve të UÇK-së, afër Kompleksit të Dëshmorëve në Marinë, ku do të varroseshin veteranët e UÇK-së, të vdekur pas luftës sonë”.

Udhëheqja aktuale e Skenderajt, z. Nura e z. Lushtaku, në vend që të punojnë në realizimin e këtij projekti, vendosën që të turpërojnë vetën, dëshmorët, UÇK-në, shoqërinë, shtetin dhe kombin tonë, duke rivarrosur ish veteranin e UÇK-së, të vrarë pas luftës, në vendin ku pushojnë eshtrat e dëshmorëve tonë, ani pse e dijmë që kemi edhe shumë individ që pas luftës janë shpallur, veteran, invalid dhe dëshmor në mënyrë të jashtëligjshme, raste këto për të cilat kam kërkuar dhe kërkoj verifikim”, shprehet Jashari.

Ai deklaroi se pjesë e këtij turpi u bënë edhe individ brenda shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, dega në Skenderaj, të cilët ishin prezentë në ceremoninë e rivarrimit dhe si përfaqësues të familjeve të dëshmorëve lejuan një gjë të tillë.

“Në emrin tim dhe të shumë fëmijëve të dëshmorëve kërkoj nga qeverisja e Skenderajt, nga z. Nura e z. Lushtaku që pas këtij turpi që bënë me vetëdije, të përmirësojnë gabimin e pafalshëm të tyre dhe të kërkojnë falje publike për turpin që bënë”.

“Njëkohësisht kërkoj nga organet kompetente që të hetojnë këtë rast, se si është e mundur të ndodhë një rast i tillë në një kompleks të dëshmorëve i cili menaxhohet nga institucionet tona dhe fajtorët të dalin para drejtësisë. Turp!”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit