5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Turqia kërcënon Greqinë: Do t’i përdorim raketat ruse

Rekomandime

Greqia është në negociata me administratën amerikane për të blerë 18 deri në 20 avionë të gjeneratës së pestë F-35, por kjo ka acaruar Turqinë.

Në një reagim për mediat, gjenerali turk i dalë në pension Necat Eslen shprehet se në çdo rast, ata do të përdorin raketat S-400 ndaj këtyre avionëve duke rikthyer balancat në rajon.

- Advertisement -

Nëse Greqia blen avionët F-35 ne do të përdorim sistemet raketore S-400 kundër tyre.

E gjithë bota e di që këto avionë nuk janë të padukshëm ndaj sistemeve raketore ruse dhe ne do t’i përdorim ato pa hezitim kundër Greqisë“, u shpreh Necat Eslen.

Turqia ka blerë tashmë raketat ruse, por deri më tani ka bërë vetëm një test për shkak të presionit ndaj NATO për të mos futur në gjirin e vendeve anëtare sisteme armatimi nga forcat kundërshtare, siç konsiderohet Rusia e Putinit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit