1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Turqia nuk do të marrë më kurrë pjesë në Eurovision

Rekomandime

Turqia ka vendosur që të heqë dorë nga pjesëmarrja në “Eurovision” dhe nuk kanë ndërmend që të ndërmarrin hapa pas.

Sipas mediave të huaja, arsyeja supozohej të ishte presioni i shteteve arabe, të cilat kundërshtuan pjesëmarrjen e një vendi mysliman në aktivitetin e organizuar në Izrael. Por kur Can Bonomo performoi në vitin 2012 me këngën “Love me Back”, askush nuk e imagjinonte se do të ishte performanca e fundit në historinë e Eurovisionit turk.

- Advertisement -

Televizioni publik TRT, i cili organizon kualifikimet kombëtare bëri me dije se Turqia ka hequr dorë nga pjesëmarrja në Eurovision për dy vitet e ardhshme. Sipas autoriteteve turke, organizimi i konkursit ndryshon nga vlerat turke. Gazetarët turq, nga ana tjetër, mendojnë se arsyeja kryesore është intoleranca e qeverisë ndaj komunitetit LGBT. Disa vite më vonë, drejtori i televizionit kombëtar, Ibrahim Eren, deklaroi se shfaqjet e artistëve si Konchita Ëurst nuk mund të shfaqen në Turqi.

“Si transmetues publik, ne nuk jemi në gjendje të transmetojmë drejtpërdrejt në orën 21:00 kur fëmijët janë ende zgjuar një ngjarje gjatë së cilës një austriak me mjekër vesh edhe një fustan,”-tha Eren.

Vendimi për momentin është final, pasi Turqia nuk ka marrë më pjesë, por kanë lënë pas një historik me vlera, pasi nga 34 herë në Eurovision, 33 kanë hyrë në finale. Por le të fillojmë nga e para. Anatolia iu bashkua konkursit gjatë finales jubilare të 20-të në 1975, të organizuar në Stokholm.

- Advertisement -

Turqia ka dal fituese në Eurovison në vitin 2003, me përfaqësuese këngëtaren turke Sertab Erener me këngën “Everivai That I Can” me 163 pikë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit