17.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

U kritikua nga Haradinaj, reagon Hoti: Shtëpia nuk mbahet pa miq, sot fillon draftimi i marrëveshjes

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka marrë kritika dje nga partneri i Qeverisë, Ramush Haradinaj.

- Advertisement -

Hoti është kritikuar për qasjen në dialogun me Serbinë dhe mosbashkëpunimin me partnerët qeverisës.

Por, në një reagim kryeministri thotë se është në koordinim ma partnerët e koalicionit dhe opozitën.

“Dialogu nuk ka alternativë. Por, dialogu teknik ka përfunduar. Tani Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke, dhe sot në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshje.

- Advertisement -

Qasja refuzuese ndaj dialogut dhe ndaj miqve tanë në të kaluarën e afërt na ka izoluar. Shtëpia nuk mbahet pa miq.

Kosova ka një Kryeministër që po i ushtron autorizimet kushtetuese pa lejuar asnjë ndërhyrje në ato autorizime, por duke e koordinuar agjendën e shtetërore të Kosovës me bartësit e institucioneve, me partnerët e koalicionit dhe me opozitën, si dhe duke e mbajtur plotësisht të informuar publikun e gjerë” shkruan Hoti në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit