Turqia nuk pret sanksione nga Bideni për blerjen e sistemit raketor rus

Date:

Një zyrtar i lartë i partisë së presidentit turk, Rexhep Erdogan, ka thënë se Turqia nuk pret që marrëdhëniet me Shtetet e bashkuara të jenë të tensionuara nën udhëheqjen e presidentit të ri amerikan, Joe Biden, dhe nuk pret sanksione për blerjen e sistemit mbrojtës raketor “S-400” nga Rusia.

Gjatë një interviste për agjencinë Reuters, zëvendëskryetari i Partisë AK, që është në pushtet në Turqi, Numan Kurtulmus, tha se beson që Shtetet e Bashkuara do të bëjnë hapa pozitivë në të ardhmen.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara, sipas të gjitha gjasave, do ta shikojë me shumë kujdes baraspeshimin në Lindjen e Mesme për interesat amerikane dhe nuk do të dojë t’i vazhdojë lidhjet e tensionuara me Turqinë”, tha ai.

Raportet mes Ankarasë dhe Uashingtonit janë tensionuar për disa çështje, duke filluar nga politika për Sirinë dhe refuzimi i Shteteve të Bashkuara për ta ekstraduar në Turqi klerikun Fetullah Gylen, i akuzuar nga Turqia për organizimin e puçit të dështuar të vitit 2016.

Turqia është mbështetur në raportet e mira personale mes Erdoganit dhe Trumpit për t’i kaluar më lehtë dallimet, por pritet që Bideni të jetë më i rreptë ndaj Turqisë për politikat e këtij shteti në fushën e mbrojtjes, diplomaci dhe të drejta të njeriut.

Shpërndaje postimin:

Rekomanduar

Më shumë si kjo
Të lidhura

Sinjale negative nga Franca për vizat: Kosova s’i ka plotësuar 95 kriteret e BE-së në mënyrë efektive

Franca, që po e udhëheq presidencën e BE-së, është...

Berisha: Rama u bë synet më 2013 në Topkapi

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama...

“Ti do të akuzohesh për t’zezat e Iuftës”- Joe Biden kishte refuzuar t’ia japë dorën Millosheviqit

Gazetari Ivica Puljic i Al Jazeera Balkans duke folur...

Mot i ndryshueshëm gjatë javës, nesër bie borë

Mot i ftohtë dhe ndryshueshëm gjatë javës, me kthjellime...