-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

“U alivanos në burg, na thanë kinse ka ndërruar jetë rrugës për spital,” familja hedh dyshime për ish pjesëtarin e UÇK-së në Maqedoni

Rekomandime

Jetulla Qerimi, vëllai i Rexhail Qerimit, i cili ndërroi jetë në Burgun e Idrizovës, ka folur në lidhje me vd* ekjen e vëllait të tij.

Në një deklaratë për “Lajm TV”, Jetulla Qerimi, tha se sot në orët e mëngjesit janë njoftuar se vëllai i tij Rexhaili ka ndërruar jetë.

- Advertisement -

“Na u paraqitën prej burgut na thanë se është alivanosur dhe e kanë dërguar në spital. Ne shkuam atje, por për 3 orë nuk erdhi askush. Kinse ka vde* kur rrugës për në spital. Mbrëmë na treguan se ai ka ndërruar jetë”.

E kemi sjellë kufomën në shtëpi dhe jemi të demoralizuar për padrejtësitë që ka i ka bërë ky shtet. Nuk mund ta bëjë këtë një njeri që ka ndjenja. Arsyet e vdekjes nuk i dijmë, por ne dyshojmë, pasi e dijmë për padrejtësinë për 14 vjet që na e kanë bërë”, tha mes tjerash Jetulla Qerimi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se varrimi pritet të bëhet nesër, pasi kanë familjarë që ndodhen jashtë vendit.

- Advertisement -

Ndryshe, Rexhail Qerimi u dënua me burg të përjetshëm në rastin “Alfa”.

Rreth një viti më parë Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e Gjykatës Penale dhe ka kthyer në fillim procesin gjyqësor për rastin “Alfa”, që ka të bëjë me vr* asjen e policit në parkingun e Fakultetit Matematiko-natyror në Shkup.

- Advertisement -

Gjykata e Apelit e pranoi ankesën për përsëritjen e procedurës të parashtruar nga Rexhail Qerimi dhe Agim Islami përmes avokates së tyre Artene Iseini.

Kujtojmë se, në parkingun e fakultetit matematiko natyror në Shkup, me një breshëri plumbash nga kallashnikovi, më 26 nëntor të 2008-tës, ishte vrarë polici shqiptar nga njësiti Alfa, 38 vjeçari Afrim Arifi. Por ishin plagosur edhe dy kolegët e tij maqedonas me të cilët kishte qenë në patrullë, Sashe Petrovski dhe Edvard Aleksovski. Në prill të vitit 2010, për këtë vr* asjen me burgim të përjetshëm u dënua Rexhail Qerimi nga fshati Opajë i Kumanovës dhe Agim Islami nga Shkupi.

Me nëntë vjet burg u dënua Ramadan Shaqiri si bashkëpunëtorë në krim, kurse me burg te përjetshëm u dënua edhe Almir Drpljani, i cili ishte në arrati, por më vonë u ekstradua në Maqedoni për ta vuajtur burgun. 10 vjet më vonë, u publikuan pamjet nga kamera e sigurisë që ka filmuar vr asjen e policit të njësitit “Alfa”, gjë që u dha shpresa të reja të burgosurve se do të mund të dëshmohet pafajësia e tyre.

Pamjet nuk ishin të pastra, ndërsa pavarësisht paqartësisë në fytyrat e personave që kanë gjuajtur, të akuzuarit thonin se nëpërmjet madhësisë së trupave mund të vërtetohet se nuk ngjason me trupat e sulmuesve. Nga pala mbrojtëse e të dënuarve me burg të përjetshëm kërkuan që video-materialit d t’i bëhet ekspertizë ndërkombëtare për të vërtetuar fytyrat e vr* asësve.

“Unë si kam 11 milion euro për me dale prej burgu, por kam pafajsinë dhe gjithë ato dëshmi që s’po merren për bazë e vuj 14 vite i pafajshëm n’burg”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit