-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

U arrestua dje, kush është “Dervish milici”, që torturonte shqiptarët

Rekomandime

Tash i ka 71 vjet e lufta ka mbaruar para dy dekadash, por duket se drejtësia nuk ka harruar se çfarë kishte bërë Dervish polici derisa ishte me detyrë në Klinë.

Ai u arrestua me t’u kthyer në Kosovë për një rast vd.ekjeje në familje.

- Advertisement -

Sipas dëshmitarëve polici nuk sillej mirë me shqiptarët në vitet ’90.

“Ky ka rrahur shqiptar sa ka mundur. Ka qenë edhe komandant i policisë në Ujmir të Klinës. Njerëzit tregojnë se ai i ka rrahur njerëzit dhe i ka ulur në shporet”, deklaron një qytetar për Klan Kosovën.

Ish-polici sipas disa dëshmitarëve deri në përfundim të luftës në Kosovë, ishte i veshur me uniformën e policisë serbe.

- Advertisement -

“Ky pesë gjashtë muaj pas përfundimit të lu.ftës ka qenë i mbyllur. Më pas filloi të lirohej dhe doli nga shtëpia”, shprehet një tjetër qytetar.

Të enjten Dervish K. u arrestua në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit me dyshimin e bazuar se ka bërë krime lufte në Kosovë gjatë viteve 1998-99.Qytetarët thonë se ky arrestim është i vonuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit