3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

U arrestua sot nga policia, kjo është pasuria e kryeinspektorit të Ministrisë së Mjedisit

Rekomandime

Në kuadër të arrestimeve të sotme në Ministrinë e Mjedisit, është arrestuar edhe Kryeinspektori Bedri Halimi. Por, cila është pasuria e tij?

Nuk dihet ende aktakuza me të cilën do të përballet z. Halimi, dhe ai është i pafajshëm derisa të vërtetohet e kundërta nga shkallët e gjyqësorit, por mendja shkon te pasuria e tij.

- Advertisement -

Dhe, kjo pasuri na del jashtëzakonisht e vogël.

Në bazë të formularit të dorëzuar në Agjencinë Kundër Korrupsionit [AKK], Bedri Halimi del se nuk ka krijuar kurrfarë pasurie të paluajtshme në mënyrë vetjake.

Shtëpia që posedon dhe që i vlen 60 mijë euro është e trashëguar. Po ashtu, edhe si dy tokat bujqësore, një në fushë e një tjetër në bjeshkë.

- Advertisement -

Për më tepër, Halimi del se nuk ka as veturë të tijën.

Ai nuk ka raportuar asnjë cent të vetëm në bankat komerciale në vend.

- Advertisement -

Paga vjetore si Kryeinspektor e z. Halimi del se ka qenë 7100 euro, ose rreth 592 euro në muaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit