-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

U fye dhe u provokua nga tifozët malazezë, portieri serb del nga vetja me veprimet e tij

Rekomandime

Ndeshja mes Malit të Zi dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024 nuk doli të ishte aq miqësore sa pritej.

Para fillimit të ndeshjes, tifozët malazezë e kanë fyer rëndë portierin rezervë të Kombëtares së Serbisë, Predrag Rajkovic.

- Advertisement -

Atij madje ia përmendën edhe gruan, duke aluduar në skandalin serb, i cili e përfshinte sulmuesin serb Dusan Vlahovic dhe gruan e Rajkovicit, Ana Cakic, që thuhet se kanë ishin kryer marrëdhënie seksuale gjatë kohës sa ekipi ishte në Botëror.

Me këtë rast doli nga vetja, duke u fjalosur fillimisht, e më pas i pështyu tifozët dhe i gjuajti ata me top.

Por, Rajkovic nuk ishte protagonisti i vetëm i lojës.

- Advertisement -

Gjatë këtij takimi, tifozët serbë thirrën “Kosova”, duke e pritur vazhdimin e atyre malazezë “Serbia”.

Por, tifozët malazezë nuk iu përgjigjën serbëve, të cilët më pas nga mllefi nisën ti fyenin tifozët vendës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit