2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

U kundërshtua referendumi, Mustafa kërkon përmbylljen e dialogut me Serbinë

Rekomandime

Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e vlerëson plotësisht të drejtë vendimin e institucioneve të Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës.

Në një prononcim për Indeksonline, Mustafa thotë se guximi për të kundërshtuar referendumin e Serbisë duhet të shoqërohet edhe me guximin për të përmbyllur dialogun me Serbinë.

- Advertisement -

“Vendimi për të mos lejuar mbajtjen e referendumit të shtetit serb në Kosovë është plotësisht i drejtë. Sidomos kur kihet parasysh se Serbia akoma e mban Kosovën si pjesë të saj në preambulën e Kushtetutës serbe. Tjetër është fragjiliteti i marrëdhënieve dhe i bashkëpunimit me partnerët tanë, pa të cilët nuk mund të përmbyllet procesi i marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë. Për aq sa ne po vonohemi, Serbia po fiton terren në përkrahjen ndërkombëtare. Guximi për të kundërshtuar referendumin e Serbisë duhet të shoqërohet me guximin e institucioneve që e kanë votën më të madhe për të përmyllur dialogun”, ka thënë ish kreu i LDK-së

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit