U përmend si njëri nga favoritët për udhëheqës të Kishës, Joanikije “dëshmohet” me një postim për Kosovën

Date:

Kleriku i lartë në Mal të Zi, Peshkopi Joanikije, kryetari i përkohshëm i kishës pas vde,kjes së Peshkopit Amfilohije, që po flitet si një nga favoritët për të udhëhequr këtë kishë, ka folur për Kosovën në një reagim.

Joanikije, Peshkop i Budvës-Nikshiqit thotë se fshehtësia e Kosovës është fshehur në shpirtin e popullit, derisa, aty përmend Betejën e Kosovës.

Fshehtësia e thellë e Kosovës dhe Metohisë është vulosur në shpirtin e popullit tonë dhe ajo vepron së paku që nga Beteja e Kosovës deri në ditët e sotme. Kjo fshehtësi u takon vetëm popujve që kanë një të kaluar të pasur, histori të madhe dhe kulturë të madhe”, ka thënë ai.

Tutje, i njëjti shton se nuk duhet të hiqet dorë nga identiteti, derisa flet për Kosovën.

Këto janë gjëra thelbësore për identitetin e një populli dhe nga kjo nuk guxojmë të heqim dorë, sikurse që nuk guxojmë të heqim dorë nga shpirti ynë, mendia, kujtesa dhe gjithçka që përbën vlerë para Zotit dhe njerëzve”, ka thënë ai.

Pas vd,ekjes së peshkopit Amfilohje, Joanikije e ka zëvendësuar përkohësisht atë, derisa, është një nga pretendentët kryesorë për t’u emëruar në këtë pozitë.

Në maj të këtij viti, peshkopi Joanikije dhe shtatë priftërinj të Kishës Ortodokse Serbe ishin arrestuar.

Peshkopi Joanikije dhe shtatë priftërinj të tjerë ishin arrestuar pas liturgjisë në Nikshiq.

Kujtojmë se ka pasur tensione edhe para krizës së pandemisë kur serbët bllokuan rrugët dhe krijuan parregullësi në parlamentin malazez si pasojë e votimit të një ligji të ri për liri fetare.

Shpërndaje postimin:

Rekomanduar

Më shumë si kjo
Të lidhura

Sinjale negative nga Franca për vizat: Kosova s’i ka plotësuar 95 kriteret e BE-së në mënyrë efektive

Franca, që po e udhëheq presidencën e BE-së, është...

Berisha: Rama u bë synet më 2013 në Topkapi

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama...

“Ti do të akuzohesh për t’zezat e Iuftës”- Joe Biden kishte refuzuar t’ia japë dorën Millosheviqit

Gazetari Ivica Puljic i Al Jazeera Balkans duke folur...

Mot i ndryshueshëm gjatë javës, nesër bie borë

Mot i ftohtë dhe ndryshueshëm gjatë javës, me kthjellime...