2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

U qëllua pranë banesës, ndërron jetë në spital ish-kreu i komunës së Velipojës

Rekomandime

Ish-deputeti i Shkodrës, Pashko Ujka, mbrëmjen e 29 nëntorit ka gjetur vdekjen, pasi u qëllua me armë zjarri afër banesës së tij, në rrethana ende të paqarta.

Pas plagëve të marra, ai u dërgua në spital, ku dhe ndërroi jetë.

- Advertisement -

Familjarët e tij, gjatë kohës që ishte në Spitalin e Shkodrës, bënë thirrje për ndihmë, duke ftuar të gjithë personat që kanë grupin e gjakut “A negativ” të dhurojnë gjak.

Por kjo nuk mjaftoi, pasi ai nuk mundi t’i rezistojë plagës së marrë në shtyllën kurrizore.

Në vendngjarje janë ende shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

- Advertisement -

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

Ujka, ka ushtruar detyrën si kryetar i komunës së Velipojës në vitet 2011- 2015, si anëtar i Partisë Socialiste.

- Advertisement -

Më herët, ai ka qenë edhe deputet i Shkodrës me partinë Demo-Kristiane (PDK).

Gjatë viteve që ai ka shërbyer si kryetar komune ka qenë pre e një tjetër atentati.

Disa persona të armatosur, në atë kohë, kanë qëlluar në drejtim të banesës së tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit