Eshtrat e 6 personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, raportohet se janë gjetur në një varrezë masive në Serbi. Raportimi i mediave pretendonte se në mesin e tyre janë edhe eshtrat e Ukshin Hotit. Por gjithçka e ka mohuar djali i tij, Andin Hoti, në një prononcim.
Madje, Andin Hoti, i ka konsideruar tendencioze këto raportime për gjetjen e eshtrave të babait të tij të zhdukur qysh nga viti 1999.
“Nuk ka asgjë të vërtetë, nuk ka asgjë zyrtare në ketë drejtim”, tha ai.
“‘Nuk ka asgjë të vërtetë nga ai lajm. Është tendencioze, nuk është i saktë”, tha Hoti.
Sipas tij, eshtrat që pritet të kthehen gjatë këtyre ditëve tek familjarët e tyre janë të personave të zhdukur që janë gjetur në një varrezë në Rezallë.
“Do të vijnë trupat e gjetur në Rezalle”, tha ai.