3.8 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

U tall me tragjedinë e autobusit në Bullgari ku vdiqën 45 persona, dënohet bullgari

Rekomandime

Këtë të enjte gjykata bullgare ka lënë në burg 34-vjeçarin S.B., pasi përmes komenteve të bëra në rrjetin social Facebook, tallej me tragjedinë e ndodhur në autostradën e Strumës, ku si pasojë e djegies së autobusit humbën jetën 45 persona.

Sipas aktakuzës, S.B më 23 nëntor të këtij viti, rreth orës 11:00 në një grup në rrjetet sociale, ka shpërndarë përmbajtje me gjuhë të urrejtjes në baza etnike. Ai në përmbajtjen e publikuar ka shpërndarë edhe fotografi të autobusit të djegur në autostradën “Struma”.

- Advertisement -

S.B nuk ka qenë i dënuar më parë, ai e ka pranuar fajësinë dhe sipas marrëveshjes së miratuar nga Gjykata e Rrethit në Sofje, atij i është shqiptuar masa e “privimit të lirisë” në kohëzgjatje prej 4 muajsh.

Marrëveshja ka fuqinë e një dënimi efektiv dhe nuk është lëndë ankimimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit