6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

U tallën me shëndetin e Erdoganit, 30 persona rrezikojnë të dënohen deri 4 vite burgim

Rekomandime

Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë e Turqisë njoftoi se janë ndërmarrë veprime ligjore kundër 30 personave që sajuan dhe propaganduan për shëndetin e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, nën një hashtag në Twitter që tregonte se “Erdogan kishte vdekur”, njoftuan mediat turke.

Në Turqi po shtohen spekulimet për shëndetin e Erdoganit, 67 vjeç, i cili muajt e fundit është parë në publik duke ecur me vështirësi.

- Advertisement -

Pretendimet arritën pasi një video e presidentit u shpërnda të hënën në mbrëmje, ku shihet Erdogani duke ecur me vështirësi pasi pranoi urimet për Ditën e Republikës në pallatin e tij presidencial më 29 tetor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit