8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

U tërhoq nga ‘Kënga Magjike’, Ardit Gjebrea ka disa fjalë për Besa Kokëdhimën

Rekomandime

Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale së është tërhequr nga pjesëmarrja në festivalin ‘Kënga Magjike’.

- Advertisement -

Zemra ime është e ngarkuar me dëshpërim dhe vuajtje për ata që nuk janë më dhe nuk jam në gjendje të këndoj kur me bashkëkombësit e mi ka ndodhur kaq shumë; ndaj më duhet të tërhiqem zyrtarisht nga ‘Kënga Magjike 2019’ – deklaroi mes tjerash këngëtarja.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i producentit Ardit Gjebrea i cili ka nisur kampanjën ‘Këndoj për të ndërtuar’ duke premtuar rinovimin e një shtëpie me paratë e shitjes së biletave.

Ai i është drejtuar Besës me një koment publik ku mes tjerash shprehet: “Besa e dashur, të thashë që Kënga Magjike këtë vit do të ketë misionin ‘kendoj per te ndertuar’ dhe të gjithë bashkë do kontribuojmë për ata që kanë nevojë.

- Advertisement -

Kam qënë këto ditë në Thumanë dhe vendosëm që me të ardhurat nga biletat të ndërtojmë një shtëpi nga e para dhe kjo gjë do të transmetohet të dielën në E diela shqiptare. Secili bën atë që ndjen, të gjithë artistët janë bashkë këtë herë për të ndërtuar. Të lutem mos mungo! Të gjithë ndiejmë dhimbje, por te gjithe bashke mundemi. Edhe artistët e huaj kanë ardhur për këtë kauzë! Të presim!”, i është drejtuar Arditi këngëtares së njohur.

Mbetet të shihet nëse Besa do ndërrojë mendje pas kësaj apo do të tërhiqet përfundimisht.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit