1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

U tha se i merr 8 mijë e 500 euro në muaj nga RTK, flet Sadri Imeri

Rekomandime

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK’së, Fadil Hoxha, ka akuzuar autorin e emisionit “Kojshia Show” se merr nga RTK 1 mijë e 700 euro për emision

Ai ka publikuar edhe një faturë duke pretenduar se “Kojshia show” për pesë emisione të transmetuara në RTK përgjatë tetorit ka sjellë faturën në vlerë prej 8 mijë 500 euro.

- Advertisement -

Për këto akuza ka reaguar edhe autori i emisionit, Sadri Imeri, i cili ka thënë se këto para i merr për hapësirën reklamuese.

“1700 euro unë i marr kompensim hapësirë reklamuese në RTK, unë financohem prej sponsorëve të mi dhe nuk marr para nga RTK. Unë marr hapësirë reklamuese dhe kam të drejtë të reklamoj 1700 euro gjatë javës. Sa i përket faturës, unë e kam një version tjetër, janë mbi 6 mijë euro hapësirë reklamuese. Unë nuk kam ardhë prej arave, kom hy me konkurs”, ka thënë ai në ATV.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit