-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

U zhduk në Francë, gjendet në Tiranë – historia e kosovarit që u strehua nga një familje “heroike” nga Malësia e Madhe

Rekomandime

32-vjeçari nga Kosova Kastriot Mihalica, i zhdukur prej 16 shtatorit nga Pontarlier Francë, është gjendur këtu në Tiranë teksa qarkullonte me makinën e tij Volvo ngjyrë blu të errët me targa franceze.

Ai u ndalua nga policia e kryeqytetit në gjendje të rënduar psikologjike pas denoncimit të bërë nga familjarët e tij në emisionin “Pa Gjurmë” të gazetares Odeta Dume.

- Advertisement -

Ne besojmë se djali ynë mund të jetë këtu në Shqipëri, konkretisht në Mirditë, vend për të cilin ai ka lexuar shumë dhe kishte shprehur më parë dëshirën për ta vizituar. Kjo edhe për faktin se atje ai ka edhe disa miq të tij.” u shpreh Musli Mihalica, i ati i 32-vjeçarit, në studion e emisionit.

Më tej, familja tregoi se i kishte bllokuar kartat e kreditit që 32-vjeçari kishte marrë me vete, pasi dyshonte se i riu, ndoshta mund të ishte implikuar në ndonjë grup kriminal këtu në Shqipëri. Ata rrëfyen se kohët e fundit ai ishte bërë ndjekës i disa faqeve të dyshimta në Instagram duke e shtuar edhe më shumë misterin e zhdukjes së tij.

Menjëherë pas apelit në “Pa gjurmë”, familja Halilaj nga Malësia e Madhe njoftoi se kishte strehuar për një ditë Kastriotin. Kjo e dhënë, vërtetoi përfundimisht që i riu gjendej në Shqipëri dhe familja bëri denoncim zyrtar në polici. Pa kaluar as 48 orë, ai u ndalua nga blutë e kryeqytetit falë targës franceze të makinës dhe u dërgua në komisariatin nr.3 të policisë së Tiranës.

- Advertisement -

Jam me emocione të gëzueshme pak a shumë. Rreth orës 15: 00, oficeri i policisë Kukës më lajmëroi në telefon që kemi gjetur djalin dhe është mirë.

Falenderoj atë dhe ambasadën franceze dhe juve si televizion, pasi keni bërë një punë fenomenale. Ka një kontroll mjekësor për të bërë dhe do të kthehemi në Kosovë dhe më pas do të kthehemi në Francë. Para shumë vitesh ai ka pasur një depresion dhe ajo ka ndodhur.

- Advertisement -

Ka marrë makinën, pasi është i afeksionuar për Mirditën, ka lexuar shumë dhe ia ka marrë mendja që të shkojë të vizitojë Mirditën.

Dua të falenderoj edhe një familje në Malësinë e Madhe, familjen e Musa Halilajt që e kanë marrë, Jonuz e ka emrin ai zotëria që e ka ndihmuar financiarisht, pasi u ka kërkuar ndihmë që nga e enjtja e kaluar.

Gjithë stafit ju faleminderit nga zemra dhe ju qoftë puna e mbarë.”- u shpreh Musliu teksa përqafonte përpara kamerës së Repor Tv djalin e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit