11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Udhëheqësve të shtetit t’u ndalohet me ligj shërimi jashtë QKU-së, shkollimi privat dhe pasaportat jokosovare

Rekomandime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është operuar në një klinikë private. I njëjti operacion mund të bëhet pa asnjë problem edhe në QKU. Kohë më parë, ajo ishte operuar edhe jashtë shtetit, në Turqi.

- Advertisement -

Veprime të tillë e dëmtojnë rëndë imazhin e QKU-së dhe e trondisin besimin e qytetarëve. Të mos harrojmë që Vjosa Osmani është një nga përgjegjëset për zhvillimin e sektorit të shëndëtësisë në cilësinë e të parës së shtetit.

Vajza e kryeministrit shkollohet jashtë sistemit arsimor publik të Kosovës. Njëjtë ndodhë edhe me një dyzinë vajzash e djemsh të minitrave, zëvëndësministrave e deputetëve. E pikërisht ata janë përgjegjës për zhvillimin e arsimit.

Nëse nuk shërohen ose nuk arsimohen vet në sistemet e shtetit, ata as nuk përkujdesën që ta avancojnë atë sistem.

- Advertisement -

Të mos harrojmë që ishin pikërisht deputetët që na lanë pa viza duke e stopuar demariacionin me Malin e Zi. Në fund doli që s’kishte ndonjë argument, ai u miratua, e ne mbetem pa viza. Pjesa më e madhe e atyre deputetëve që e bënë këtë, kishin, e vazhdojnë të kenë, pasaporta të vendeve tjera, të liberalizuar.

Pra, ata për vete dhe familjet e tyre e kishin të sigurtë udhëtimin pa viza, prandaj për të fituar poena politikë nuk lodhëshin për të tjerët.

- Advertisement -

Edhe Presidentja, edhe kryeministri, sikurse pjesa më e madhe e ministrave kanë pasaporta të vendeve tjera. Kjo, në plot vende mund të konsiderohet edhe tradhëti. Në verzionin minimal është mungesë totale e patriotizmit.

Nëse udhëheqësit janë shtetas të vendeve tjera, arsimohen në shkolla private apo jashtë shtetit dhe shërohen në spitale private apo jashtë shtetit, atëherë cfarë shteti pritet të ndërtohet nga ta. Nëse nuk e ndiejnë bllokimin vet apo tek faamiljarët e vet, nëse nuk ballafaqohen me spitale e shkolla vet, atëherë mos prisni që kanë me bë dicka.

Nëse nuk ballafaqohesh cdo ditë më një problem, atëherë ai nuk bëhet problem i yti, por i tjetrit. Pavarësisht që je vet përgjegjës për ta rregulluar, sërish je jashtë ndjesisë së atij realiteti, pra thjeshtë nuk jeton me të. Jetojnë të tjerët, thuajse komplet shoqëria që të ka zgjedhur, por vet jo. Nuk mund ta dish sa rënkon një pIagë nëse nuk je vet i pIagosur.

Prandaj, është urgjente që udhëheqësve shtetërorë dhe familjeve të tyre tu ndalohet me ligj të kenë pasaporta të vendeve tjera, të arsimohen jashtë sistemit shtetëror dhe të shërohen në klinika jashtë sistemit shëndetësor shtetëror. Përjashtim në shëndetësi mund të bëjnë vetëm rastet që nuk mund të shërohen nga sistemi ynë. (Editorial nga Kosova ime)

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit