7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Udhëtarët e linjës Helsinki-Prishtinë në pritje 17 orë, kompania fajëson aeroportin “Adem Jashari”

Rekomandime

Bashkatdhetarëve në Finlandë i është dashur të presin 17 orë brenda aeroportit të Helsinkit para se të niseshin për në Kosovë.

- Advertisement -

Fluturimi Helsinki-Prishtinë ishte paraparë që të bëhej mbrëmë në ora 23:40, por udhëtarët, që thonë se rezervuan bileta përmes kompanisë Reiseburo Prishtina, njoftojnë se ai ishte shtyrë deri sot në ora 17:00, duke i detyruar që natën dhe një pjesë të ditës së sotme ta kalonin në aeroportin e kryeqytetit finlandez.

KlanKosova.tv kontaktoi me kompaninë në fjalë, duke pranuar prononcimin nga MYWINGS, të cilët konfirmuan lajmin në lidhje me vonesën, për të cilën fajësuan aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

“Dje si pasojë e tollovisë së madhe në aeroportin e Prishtinës “ADEM JASHARI”, e cila tollovi është krijuar në vazhdimësi ditët e fundit, shumica e fluturimeve kanë pas vonesa duke mos u realizuar me kohë”

- Advertisement -

“Sa i perket fluturimit Helsinki Prishtinë, është e vërtetë që ka pas vonesa, aeroplani ka prit 4 orë në aeroportin “ADEM JASHARI” dhe i njejti ka arrit me vonesë në aeroportin e Helsinkit, mirëpo për shkak që aeroporti i Helsinkut nuk është i hapur 24 orë, aeroplani ka mbetur në Helsinki dhe nuk ka pas mundesi me u nis për Prishtinë. Ky fluturim është realizuar të nesërmen, dhe me të marr lajmin kemi fillu me i kontaktu dhe me i njoftu për orarin e ri“, njoftojnë nga kompania.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit