-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ujësjellësi paralajmëron reduktime për shkak të mungesës së reshjeve

Rekomandime

Mungesa e reshjeve atmosferike ka bërë që të bie niveli i ujit në Liqenin e Badocit dhe Batllavës. Problematik tjetër është edhe keqpërdorimi i ujit të pishëm nga konsumatorët, ku kjo dukuri prezente është më së shumti në vendet rurale.

- Advertisement -

Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, kanë thënë se gjendja në këto dy liqej nuk është e mirë.

Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina”, Ilir Abdullahu ka thënë se niveli i ujit është minus 10 metra.

“Tani për tani kapaciteti i Badovcit është 26 milionë metra kub, pra është një aklumacion i cili varet vetëm nga reshjet e shiut dhe borës”.

- Advertisement -

“Qytetarët duhet të kuptojnë se Liqeni i Badovcit dhe Batllaves nuk janë të ndërtuar mbi ndonjë rrjedhje të qëndrueshme lumore që do ta mbante atë qëndrueshmëri të pandryshueshme dhe nuk do të paraqitke problem, por momentin kur këto liqene janë të varëra nga reshjet atmosferike, atëherë janë vite duke u përsëritur të cilat mund t’i quajmë vite thatësira me reshje nën mesatare, dhe kjo ndikon që ne duke marrë ujë dhe duke mos e rikuperuar, atëherë këto nivele kanë bërë që të kemi rënie minus 10 metra”.

“Fatmirësisht, ne në vitin 2017 kemi filluar me Shkabaj, se përndryshe këto nivele do të ishin pothuajse të nivelit të njëjtë me Liqenin e Prelepnicës, pra me situatën në Gjilan”, ka thënë ai”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Problematik tjetër e madhe për këtë kompani është edhe borxhi i konsumatorëve, e cila kap shifren e 47 milionë eurove.

Këta të fundit kanë bërë thirrje te konsumatorët që të jenë përgjegjës dhe ta shfrytëzojnë ujin e pijshëm në mënyrë të drejtë, në të kundërtën thonë se do të jenë të obliguar të fillojnë me reduktime.

Abdullahu, ka thënë për Ekonomia Online, se borxhet datojnë që nga viti 2000.

“KRU Prishtina, duke parë që është edhe kompania më e madhe, borxhet edhe konsumi janë me përmasa të mëdha. Borxhet e konsumatorëve për KRU Prishtina, pa ndarë në periudha apo në zona përkatëse, kap shifrën e 47 milionë euro, të cilat datojnë që nga viti 2000 e tutje”.

“Kështu që ne po bëjmë çmos që konsumatorët së paku kur tashmë kanë një furnizim 24 orë me ujë të pijes, është mirë që të lëvizin dhe këto obligime që kanë t’i shlyejnë ndaj kompanisë, për arsye se Kompania pastaj gjitha këto mjete do t’i kthente në investime kapitale”, ka thënë ai

Madje, një dukuri tjetër e keqe është edhe keqpërdorimi i ujit, ku sipas Abdullahut bëhet në zonat rurale, sesa në qytet.

“Keqpërdorimi është një dukuri e cila që 20 vite vazhdon të jetë prezente, si rezultat i jovetëdijesimit dhe një pjese që e përdorë për qëllime të ndryshme të përfitimeve apo edhe prej asaj që së paku të bëjë diçka me ujë të pijes. Qoftë për ndërtime apo në ujitje të tokave, sidomos në vendet rurale të cilat janë në largësi nga qendra dhe nga mundësia e kontrollës ditore dhe këto zona rurale janë të prira për keqpërdorime për ujitje të kopshteve apo edhe kultura tjera bujqësore”, ka thënë ai.

“Kërkojmë nga konsumatorët që ta kursejnë ujin e pijës. Edhe në këtë periudhë kur kërkesat duhet të jenë shumë më të vogla krahasuar me periudhat e verës. Ujin e pijes ta kenë vetëm për nevojat për të cilat është i dedikuar edhe gjithmonë duke përdorë ujin dhe duke menduar që nivelet në këto Liqene janë dy rezervat kryesore që furnizojnë Prishtinën me rrethinë dhe ta ruajmë edhe shpresojmë që reshje të kemi në pranverë, në të kundërtën edhe ashtu ne jemi në një testim të disa reduktimeve, por këto reduktime do të jenë vetëm sa i përket në presione që thjeshtë përfitojmë pak sa i përket harxhimeve të ujit të pijes por me kohë besoj se nëse kjo periudhë vazhdon, atëherë do të dalim me një plan të reduktimeve”, ka thënë ai,

Paralajmërimet për reduktime të ujit, po shihet si shqetësuese nga qytetarët.

Agim Rexhepi, i cili është kryetar i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, thotë për Ekonomia Online se ky problen është global dhe jo vetëm i Kosovës.

“Që në start mundem me potencu që është shqetësuese ky fakt, jo tash. Ky fakt po përsëritet ndër vite. Është e vërtetë se nuk është vetëm problem i Kosovës, por është problem global kjo çështje dhe nuk është aq shqetësuese për momentin sa do të jetë në 20 vitet e ardhshme. mendoj se institucionet kosovare duhet të kenë shumë parasysh këtë çështje dhe të angazhohen ta formojnë edhe pendët tjera dhe të gjejnë mënyrat tjera që me siguri ujëra nëntokësore mund të ketë, andaj institucionet duhet të veprojnë këtë drejtim”, ka thënë ai.

Shqetësuese ky fakt është edhe për qytetarin Mehmet Haxhiu. Thotë se edhe keqpërdorimet e qytetarëve po bëjnë që të harxhohet ujë pa nevojë.

“Po natyrisht se është shqetësuese kjo çështje. Po çfarë kemi për të bërë. Fuqia natyrore është, nuk po bjen borë e as shi. Nuk ishte mirë me ndodh keqpërdorimet por njerëzit po e përdorin, fatkeqësisht”, ka thënë ai.

Ndërkaq, për paralajmërimet për reduktime të ujit, thotë se kjo gjë të ndodhë në shekullin 21 është absurde.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit