-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ujqit zbresin në fshat, alarmohen banorët

Rekomandime

Përveç banorëve të fshatit Buzes, në këto fusha po shihen kohë pas kohe edhe disa vizitorë të veçantë.

- Advertisement -

Banorët thonë të kenë parë një ujk disa ditë më parë.

Madje ata edhe e kanë xhiruar kafshën e egër që zbriti në fshatin e tyre.

E sipas banorëve pozita gjeografike që ka fshati është shkaku kryesor i prezencës së ujqve në fshat, kryesisht në dimër.

- Advertisement -

E për dikë, kjo gjë duket e zakonshme, duke e ditur se në vitet e kaluara hasnin më shumë në këto kafshë.

Por jo e zakonshme e po ashtu e rrezikshme, mund të jetë për nxënësit që kalojnë këndej pari.

- Advertisement -

Drejtori i Shkollës fillore “28 Nëntori“, që gjendet në këtë fshat thotë se fëmijët mund të rrezikohen, gjatë rrugës së tyre për në shkollë.

Ai fajin e hedh edhe tek Kopshti Zoologjik i Prizrenit, pasi thotë që kur nuk ju duhen më, ata kafshët i lëshojnë në rajonin e Opojes.

Por, nga  Kopshti Zoologjik “Shqiponja” në Prizren, i quajtën të pavërteta këto akuza , pasi që sipas tyre, tash e një kohë të gjatë e kanë vetëm një ujk.

Ata treguan se edhe po të praktikohej një gjë e tillë adaptimi i ujqëve në natyrë është i pamundur dhe se nuk mund të mbijetojnë gjatë

Shpesh herë, është raportuar nga qytetarët për prezencën e ujqërve në zona të ndryshme të Kosovës.

Së fundmi një i tillë është parë edhe në Dragobil të Malishevës.

E në disa raste, kur këto kafshë të egra kanë zbritur nëpër fshatra kanë sulmuar edhe njerëzit apo kanë shkaktuar dëme në bagëti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit