-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ukraina e “siguron” qiellin, merr nga SHBA sistemin raketor që mbron Shtëpinë e Bardhë

Rekomandime

Ukraina njoftoi sot se ka marrë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore nga Shtetet e Bashkuara, Spanja dhe Norvegjia, që synojnë të kundërshtojnë bombardimet masive të Rusisë ndaj infrastrukturës kritike.

“Sistemet e mbrojtjes ajrore NASAMS dhe Aspide kanë mbërritur në Ukrainë. Këto armë do të forcojnë ndjeshëm ushtrinë ukrainase dhe do t‘i bëjnë qiejt tanë më të sigurt,” tha në Twitter ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov.

- Advertisement -

“ Ne do të vazhdojmë të mposhtim armiqtë që na sulmojnë. Falënderojmë partnerët tanë: Norvegjinë, Spanjën dhe Shtetet e Bashkuara,” shtoi ai.

Ukraina ka kërkuar dërgesa të sistemeve moderne të mbrojtjes ajrore nga aleatët e saj perëndimorë për javë të tëra, ndërsa Moska ka rritur sulmet në infrastrukturën e energjisë elektrike dhe ujit, duke shkaktuar ndërprerje masive të energjisë dhe ujit me afrimin e dimrit.

- Advertisement -

Vende të tjera si Gjermania apo Franca i kanë ofruar tashmë Kievit sisteme të mbrojtjes ajrore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit