“Sa i përket Mariupolit, shërbimet tona sekrete na thonë se Rusia po përpiqet të fshehë KRlMET e saj dhe për këtë arsye po përdor krematoriumet e lëvizshme për të djegur kufomat e grave tona dhe fëmijëve.”
Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk gjatë një interviste për mediat.
Ndër të tjera bëhet me dije se ajo tha gjithashtu se rusët në furra krematoriumi po djegin trupat e ushtarëve të tyre që mos të shikohen në Rusi.
“Putini po përdor krematoriumet për të fshehur të gjitha veprimet e tij KRlMlNALE”, tha Vereshchuk.
Kujtojmë se luftimet mes dy vendeve kanë hyrë në muajin e dytë, teksa deri më tani asnjë prej vendeve nuk është tërhequr edhe pse humbjet kanë qenë të shumta.