8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ukraina ofertë tunduese ushtarëve rusë: Vdekje ose 5 milionë rubla nëse dorëzohen

Rekomandime

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës Oleksi Reznikov, ka publikuar oferëtn e Ukrainës për ushtarët rusë që janë futur brenda territorit të shtetit ukrainas.

Rusia ka pushtuar një pjesë të territorit të Ukrainës në një lëvizje që është dënuar nga e gjithë bota demokratike. Mirëpo ukrainasit i kanë bërë ballë deri më tani sulmeve të autoritarit Putin dhe tani ka edhe një ofertë për rusët.

- Advertisement -

Ne u ofrojmë ushtarëve rusë një zgjedhje: Të vdesin në një Iuftë të padrejtë ose një amnisti të plotë dhe 5 milionë rubla si kompensim.

Nëse do të dorëzojnë armët dhe do të dorëzohen vullnetarisht”, ka shkruar Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës në një postim në Facebook.

- Advertisement -

Ndryshe, Takimi disa-orësh mes Ukrainës dhe Rusisë ka përfunduar, ndërsa një zyrtar i presidencës ukrainase, i angazhuari për komunikim me publikun, ka treguar shkurtimisht “frytin” e diskutimeve.

Ai ka thënë se bisedimet kanë qenë të vështira dhe se pala ruse nuk është e penduar nga ajo që ka shkaktuar.

- Advertisement -

“Negociatat janë të vështira. Sidoqoftë, pa ndonjë ultimatum të detyrueshëm, tashmë. Fatkeqësisht, pala ruse është akoma ekstremisht e anshme në lidhje me proceset shkatërruese që ka nisur”, ka shkruar Mykhailo Podoliak, këshilltar i Shefit të Stafit të Presidentit ukrainas.

Derisa po zhvilloheshin bisedimet mes palës ruse dhe asaj ukrainase, Rusia ka kryer një sulm raketor në qytetin e Kharkivit, ku u raportua se janë vrarë disa civilë dhe janë lënduar mira të tjera.

Ndërkaq, derisa diskutimet mes palëve po zhvilloheshin, edhe Ukraina ka lajmëruar se presidenti i saj, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit