1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Ukraina po përdor ‘bombën e pisët”/ Ministri rus zbulon prapaskenat e Iuftës: Situata po përkeqësohet

Rekomandime

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, i tha homologut të tij francez në një telefonatë të dielën se situata në Ukrainë po përkeqësohej me shpejtësi dhe se përplasja po shkonte drejt një “përshkallëzimi të pakontrolluar”.

Në një telefonatë me ministrin francez të mbrojtjes, Sebastien Lecornu, të publikuar nga pala ruse, Shoigu tha se Moska kishte shqetësime se Ukraina mund të përdorte një “bombë të pistë” në konflikt, pa ofruar prova për të mbështetur sugjerimin se Ukraina mund të përdorte një armë të tillë.

- Advertisement -

“Ata diskutuan situatën në Ukrainë e cila po përkeqësohet me shpejtësi”, citon ministria e Mbrojtjes. “Po priret drejt përshkallëzimit të mëtejshëm të pakontrolluar”.

Një e ashtuquajtur bombë e pistë përdor eksplozivë konvencionale të lidhur me material radioaktiv.

Sidoqoftë Ministria e Mbrojtjes nuk dha asnjë informacion të mëtejshëm për deklaratën e saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit