1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ukraina pranon armatim antitank nga Britania

Rekomandime

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka njoftuar se vendi ka pranuar sisteme të armatimit të lehtë mbrojtës antitank nga Mbretëria e Bashkuar si pjesë e asistencës teknike ndërkombëtare.

Zv/ministri ukrainas i Mbrojtjes, Anatoliy Petrenko, tha se armatimet do të përdoren vetëm për qëllime të mbrojtjes.

- Advertisement -

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, tha të hënën se vendi i tij do t’i sigurojë Ukrainës më shumë armatime mbrojtëse dhe trajnime ushtarake përballë kërcënimit të pushtimit nga Rusia.

“Ne kemi marrë një vendim për të furnizuar Ukrainën me sisteme të lehta të armatimeve të mbrojtjes antitank”, tha Wallace.

“Një numër i vogël i personelit britanik do të ofrojë trajnime në fazat e hershme për një periudhë të shkurtër kohore brenda kuadrit të Operacionit Orbital dhe më pas do të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar”, shtoi ai.

- Advertisement -

Rusia, Ukraina dhe NATO kanë shtuar stërvitjet ushtarake ndërsa tensionet janë intensifikuar javët e fundit, ku Kievin akuzon hapur Moskën për planifikimin e një pushtimi.

Forcat ruse hynë në Gadishullin e Krimesë në shkurt të vitit 2014, ndërsa muajin e ardhshëm, presidenti rus Vladimir Putin e ndau zyrtarisht rajonin në dy subjekte të veçanta federale të Federatës Ruse.

- Advertisement -

Turqia dhe SHBA-ja, si dhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, e shohin aneksimin si të paligjshëm.

Sipas OKB-së, në luftimet midis forcave të qeverisë ukrainase dhe separatistëve pro-rusë në rajonin lindor ukrainas, Donbasit, më shumë se 13.000 njerëz kanë humbur jetën që nga viti 2014.

Rajoni është një nga burimet e shumta të tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit