2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ukraina refuzon takimin me rusët në Bjellorusi

Rekomandime

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka refuzuar ofertën ruse për bisedime në Bjellorusi, duke thënë se vet Minsku është përfshirë në pushtimin rus, por është shprehur i hapur për negociata në lokacione tjera.

- Advertisement -

Siç raporton Reuters, Kremlini njoftoi pak qaste me parë se delegacioni i tyre është i gatshëm të takohet me zyrtarët ukrainas në qytetin bjellorus – Gomel, transmeton Telegrafi

Këshilltari i presidentit ukrainas, ka njoftuar se delegacioni rus ka shkuar në Gomel, edhe pse e dinin se nuk ka asgjë nga kjo.

“Ukraina mbetet e hapur për bisedime sa i përket armëpushimit dhe paqes”, tha zëdhënësi Sergii Nykyforov.

- Advertisement -

“Po të mos kishte veprime të agresionit nga territori i juaj, do të bisedonim në Minsk… edhe qytetet e tjera mund të përdoren për bisedime. Natyrisht se duam paqe, duam të takohem dhe t’i japim fund luftës. Varshavë, Bratislavë, Budapest, Stamboll, Baku – janë disa prej lokacioneve që ua kemi ofruar”, tha presidenti Zelensky.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit