10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kurti pas vaksinimit: Nuk po e shfrytëzoj privilegjin, por dua t’i inkurajoj qytetarët që të vaksinohen

Rekomandime

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas marrjes së vaksinës së parë anti-Covid duke thënë se nuk po e shfrytëzon privilegjin që të vaksinohet por të inkurajojë qytetarët.

- Advertisement -

Kurti deklaroi se do përpiqen që të vaksionhen sa më shumë qytetarë, përcjellë Gazeta Blic.Ai shtoi se u vaksinua që të hiqen dilemat rreth vaksinave.

“Nuk jam këtu që të shrytëzoj privilegjin që të vaksinohem i pari por të inkurajoj qytetarët që të vaksinohen. Meqë mbrëmë erdhi kontrigjenti i parë, do kemi edhe vaksina tjera. Do përpiqemi që sa më shumë qytetarë të vaksionhen. Me vaksinimin tim dua t’i inkurajoj qytetarët që të vaksinohen dhe tu hiqen dilemat rreth vaksinave. Ndër kohë ju lus t’i mbani maskat dhe distancën, higjinën dhe evitoni mbledhjet.

Fillojmë me vaksinimin e personelit shëndetësorë e me të moshuarit për të vazhduar me të tjerët”, deklaroi Kurti.

- Advertisement -

Mbrëmë në Kosovë ka arritur kontigjenti i parë prej 24 mijë vaksina nga programi i OKB-së Covax.Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se janë në bisedime për sigurimin edhe të vaksinave tjera.

Kryeministri Kurti premtim zgjedhor e kishte vaksinimin e 60% të popullsisë brenda vitit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit