8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Eksperti amerikan: Nëse Kurti nuk e injoron kërkesën e Erdoganit, dëmtohet keq reputacioni i Kosovës

Rekomandime

Eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir ka folur për letrën e cila i ka ardhur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti nga presidenti turk, Tayip Erdogan, e ku i kërkohet që ta shqyrtojë çështjen e ambasadës në Jeruzalem.

- Advertisement -

Me anë të një postimi në Facebook, Ben Meir ka thënë se shpreson se Kurti do të gjej një mënyrë që të injorojë letrën e Erdoganit për këtë çështje.

Në të kundërtën, thotë ai, Kosova do ta dëmtonte keq reputacionin e saj nëse e lëviz ambasadën e saj nga Jeruzalemi.

Në këto rrethana, sipas Ben Meir, Kosova do t’i hapte rrugë influencës së Erdoganit në sovranitetin e saj.

- Advertisement -

Postimi i plotë i tij:

Erdogan i ka kërkuar kryeministrit kosovar, AlbinKurti të rishikojë vendimin e vendit për të hapur një ambasadë në Jeruzalem. Mesazhi u dha si pjesë e një letre duke uruar Kurtin për fitoren e tij në zgjedhjet e parakohshme të hënën. Shpresoj që Kryeministri i Kosovës të gjejë mënyrën për të injoruar kërkesën e Erdoganit. Përndryshe, Kosova do të dëmtojë keq reputacionin e saj nëse heq dorë nga angazhimi i saj për të hapur Ambasadën e saj në Jeruzalemin Perëndimor duke lejuar që Erdogan të ushtrojë ndikim të tepruar në të drejtën e saj sovrane për të krijuar ambasadat e saj kudo që dëshiron.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit