1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ukrainasit po fitojnë Betejën për Kiev, çliruan aeroportin Hostomel, i kanë ‘zhbë tërësisht’ parashutistët rusë

Rekomandime

Parashutistët rusë që kishin zaptuar njërin nga dy aeroportet përreth Kiev, atë Hostomel, e kanë çliruar sonte as 24 orë pas pushtimit.

Pas Iuftimeve të ashpra mes ushtrisë ruse dhe diversantëve parashutistë rusë në aeroportin Hostomel, në rajonin e Kiev, ai është çliruar ka njoftuar këshilltari i presidentit ukrainas, Oleksii Arestovych.

- Advertisement -

Në fillim të ofensivës ruse në Ukranainë dhe para saj ishte mësuar se cak kanë Kievin për ta pushtuar që t’i japin një goditje të rëndë moralit ukrainas. Sulmet në lindje dhe në juglindje të Krimesë kanë pasur pak efekt përveç lidhur armatat ndërIuftuese.

Njësite parashutistësh rusë kanë zbritur pas një fushate të shpejtë dhe shpeshtë bombardimi me predha balistike dhe nga ajri në dy qytetet e mëdha të Ukrainës prapa vijës së frontit me shpresë se shpërthejnë në lindje dhe bie morali nga sulmi i furishëm. Kanë dështuar keq si duket pasi Iuftimet vazhdojnë edhe në aeroportin Antonov, 25 kilometra, ku ka mundësi që parashutistët rus të mbeten të rrethuar apo të ‘zhbëhen’ si në Hostomel.

- Advertisement -

As propaganda ruse nuk ka ndezur me Iuftën e ‘hibride’, ukrainasit kanë qëndruar dhe nuk janë larguar përpos brenda vendit ku janë zhvendosur rreth 100 mijë banorë. Mijëra qytetarë ukrainas i janë përgjigjur thirrjes së presidentit Zelenskiy për të Iuftuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit