8.9 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Ukrainasit shpallin ofensivën e madhe: Në fillim rimarrim Khersonin, pastaj të gjithë vendin

Rekomandime

Gjenerali ukrainas Kyrylo Budanov ka folur për rezultatin e mundshëm të Iuftës në një intervistë me The War Zone. Ai beson se kundërofensiva ukrainase për të marrë në kontroll Khersonin do të realizohet deri në fund të muajit të ardhshëm, shkruan skynews.

Rusia aktualisht po rigrupohet në zonë me rreth 40,000 trupa, duke përfshirë “njësitë ruse më të trajnuara dhe më të afta”, tha ai. Këto përfshijnë mbrojtjen ajrore, forcat e operacionit special dhe këmbësorinë.

- Advertisement -

I pyetur nëse Ukraina po planifikon një kundërsulm në Krime – e cila u aneksua në vitin 2014, gjenerali Budanov tha se kjo “do të ndodhë vitin e ardhshëm”.

Sa i përket kohës kur do të përfundojë Iufta, ai tha se do të ishte një “mundësi e mirë për t’i dhënë fund luftës” kur Ukraina të arrijë kufijtë e saj të vitit 1991, kur vendi fitoi pavarësinë nga Rusia, raporton abcnews.al.

Ai tha se kjo do të ndodhë “vitin e ardhshëm”, megjithëse nuk dha detaje të mëtejshme.

- Advertisement -

I pyetur nëse presidenti rus Vladimir Putin do të mbijetojë, gjeneral Budanov tha: “Nuk ka gjasa që ai t’i mbijetojë. Dhe aktualisht, ka diskutime të shumta në Rusi se kush do të ishte atje për ta zëvendësuar atë.”

Disa detaje më interesante nga intervista.

- Advertisement -

Ai nuk konfirmoi apo mohoi nëse Ukraina qëndronte pas sulmit në urën e Kerçit, e cila lidh Krimenë me Rusinë.

Ukraina beson se raketat balistike me rreze të shkurtër veprimi të prodhuara nga Irani do të përdoren nga Rusia muajin e ardhshëm.

Ka pasur dëmtime në infrastrukturën energjetike të Ukrainës nga sulmet ruse, por situata nuk është “kritike”.

Ukraina nuk ka parë ndonjë përgatitje për nisjen e një sulmi bërthamor nga Rusia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit