1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ultimatum Vuçiqit, do i kërkohet njohja e pavarësisë së Kosovës

Rekomandime

Se vendet perëndimore po përgatisin kurth ku është e nevojshme të shtyhet Serbia dhe të dobësohet pozicioni i Beogradit në prag të bisedimeve dëshmohet me spekulimet se Greqia edhe Spanja do të ngritin raportet me Kosovën, e ndoshta edhe ta njohin shtetin shqiptar, shkruan “Alo”.

Si mësohet nga burime diplomatike me 15 qershor para delegacionit të Serbisë do vendoset ultimatum ku Vuçiqit do të i kërkohet njohja e pakusht e pavarësisë së Kosovës.

- Advertisement -

“Të gjithë janë bashkuar, mund të shihet aksioni i gjerë diplomatik i vendeve perëndimore, në kuadër të fushatës Palmer-Lajçak që do vijnë në Prishtinë për të dhënë instruksione të zgjedhurve të tyre dhe nga Serbia gjatë takimit Vuçiq-Kurti me 15 qershor të kërkohet njohja pa kushte e Kosovës”.

Burime anonime diplomatike thonë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia edhe Spanja janë vetëm pjesë e fushatës së presionit ndaj kreut të Serbisë.

“Tash paralajmërohen non-pejper të ndryshëm ku sipas tyre Kosova është e pavarur e Serbia copëtohet, presionet kanë nisur edhe tek vendet tjera dhe po flitet me të madhe se Greqia e Spanja janë thyer. Kjo do të jetë presion shtesë ndaj delegacionit serb, shantazhë dhe kërcënim ultimativ”, thotë ky burim.

- Advertisement -

Vetë Vuçiq ka paralajmëruar çka po përgatitet. Duke e ndërlidhur me zyrën politike greke dhe ngritjen e raportit në nivel politik.

“Ata më sulmojnë, por disa nuk po e vërejnë, ata përdorin strategjinë e thyerjes së disa vendeve të forta dhe përmes tyre të bëjnë presion në Serbi. Qëllimi është presioni ndaj Serbisë, shembulli Greqisë , për të pranuar anëtarësinë e Kosovës në NATO”, tha Vuçiq.

- Advertisement -

Se pas kësaj diçka po “zihet” dëshmon edhe informata e fundit se Spanja do dërgojë oficer për lidhje në Prishtinë dhe të ngritin në nivel më të lartë.

Në njoftim thuhet se Borel punon në ofrimin e qëndrimeve me shqiptarët nga Prishtina dhe Madridit zyrtar që deri tash ishin kundërshtartë të njohjes së shtetit.

Vuçiq ka deklaruar se Serbinë e presin presione dhe probleme të mëdha. “Ne në vitin 2008 kur shqiptarët shpallën krijimin e shtetit, ne si shtet nuk reaguam fare, se ashtu ishte udhëheqja atje, u vendos kufiri, pas 9 viteve bisedime realizuam për asociacionin, që nuk po përmbushet. Nëse dalim nga dialogu na shpallin fajtortë”, tha ai.

Takimi i nivelit të lartë mes Vuçiq e Kurti u planifikua për 15 qershor, por në ndërkohë uji po turbullohet nga të gjitha anët, i dërguari amerikan Palmer po vjen në Kosovë në shoqëri me të dërguarin evropian Lajçak, nga ku pastaj do vijnë në Beograd.

Qysh gjatë shkurtit Vuçiq ka paralajmëruar “stuhi diplomatike “.

“Me rëndësi është të kuptohet pesha e pozitës ku gjendemi posaçërisht me administratën amerikane. Do ketë presione nga ShBA dhe BE ndaj Serbisë në përmbushjen e kërkesave për atë që amerikanët të thonë hapur – pranimin e Kosovës, përderisa BE përdor fjalor tjetër por me qëllimin e njëjtë”, tha Vuçiq.

Presidenti i Serbisë ditë më parë deklaroi se ka refuzuar secilin presion dhe lëshim pe – nuk do të nënshkruaj pranimin e Kosovës” gjë që u duartrokit nga partiakët e tij.

Ai tha se “Të huajt nuk do të vendosin për qytetarët e Serbisë. Pas shumë viteve Serbia ka vendosmëri në planin politik dhe Beogradi nuk mund të detyrohet në asgjë me kërcënime edhe shantazhe”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit