1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Unë veç me burra merrna”, një qytetar pretendon se u kërcënua nga deputeti i LDK-së, ia publikon bisedën

Rekomandime

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj dyshohet se është fjalosur me një bashkatdhetar përmes rrjetit social Facebook. Qytetari në fjalë jeton në diasporë, më konkretisht në Gjermani.

- Advertisement -

I njëjti ka vendosur që gjithë bisedën me deputetin e LDK-së, Xhavit Ukaj ta dërgojë në redaksinë e gazetës Insajderi.

Qytetari, i cili ka dashur të mbesë anonim ka thënë për Insajderin se ai ndihet i kërcënuar nga deputeti i LDK-së.

Përplasja verbale mes tyre ndodhi sot.

- Advertisement -

Gjithçka nisi përmes një postimi që u bë nga një komentues tjetër në rrjetin social Faceobook tek grupi “E djathta e bashkuar”.

Ky komentues shkruan fjalë si “LDK dhe udhëheqësi historik Rugova vunë themelet e shtetësisë. Zoti e bekoftë LDK-në dhe e shpërbleftë presidentin historik Rugovë…”, derisa poshtë këtij shkrimi komenton edhe deputeti Ukaj, “gjithmonë me LDK”.

- Advertisement -

Pas komentit të deputeti Ukaj, reagon edhe qytetari i cili më pas dyshohet se u kërcënuar nga Ukaj.

I njëjti ka etiketuar Xhavit Ukajn duke i thënë se “Veç se je ti e do qafira si ti në LDK kurrë s’ko me votu LDK-në”.

Ukaj, nuk i replikoi publikisht, por ai dyshohet se i shkroi qytetarit privatisht në llogarinë e tij në Facebook.

Nga biseda, të cilën qytetari e ka dërguar në redaksinë e gazetës Insajderi, shihet se Ukaj e nis bisedën me “Qka po ju pengoj unë juve a bon me ditë” derisa vazhdon duke thënë “në rast se të pengoj më thirrë në tel 044… ose ma qon numrin tënd unë të thirri ska problem edhe nëse je në Gjermani të thirri”.

Derisa komentuesi i është përgjigjur “Ec more se nuk merrem unë me tipa arrogant e klloshar si puna jote që jeni për momentin në LDK jeni pjesa më e keqe e asaj partie”.

Në anën tjetër deputeti Ukaj insiston që qytetari ti jap një adresë ose numër telefoni “Jo burrë pa adresë unë nuk kam punë, qoma telin e sqarohemi” i thotë Ukaj qytetari, ky i fundit i përgjigjet se “çka do të kishe bo nëse ta jap adresën”.

Biseda eskalon në momentin kur qytetari i përmend rastin deputetit, Xhavit Ukaj, kur më 10 korrik të këtij viti i është sulur kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani në Kuvend.

“Nëse takohem a ki me msy me më rreh sikur Vjosën”, i thotë qytetari, derisa Ukaj shprehet se ka punë veç me burra.

Ukaj gjatë kësaj bisede pretendon se qytetari është militant i Vetëvendosjes, pasi në bisedë e sipër shihet duke i shkruar “Ju të VV po mendoni se krejt LDK-ja janë të urt”.

E qytetari i përgjigjet se nga 22 dhjetori është në Kosovë derisa i thotë se babai i tij është ndër themeluesit e LDK-së dhe ka mbajtur burg, duke mohuar se është militant i VV-së.

Për gjithë këtë bisedë, Insajderi ka kontaktuar në po të njëjtin numër të cilin deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj i ka shkruar qytetarit.

Ukaj, ka mohuar se është në dijeni në lidhje me këtë rast, madje ai ka kërkuar që as gazeta të mos merret me këtë lajm që sipas tij është i rrejshëm.

“Jo unë s’jam në ngjarje për këtë farë pune. Ato janë krejt rrena, falsifikime të X personave e kush janë ata se di, asgjë ska të bëjë me mua. Numrin tim ia kanë dhanë dikujt se so me rëndësi ajo”, ka thënë Ukaj për Insajderi.

“Dhe mos boni asi lajme të paqena kur ska rëndësi se edhe për gazetarin është dobësi me u marrë me këso lajme, se jo veç për mua”, u shpreh ai.

Nga kërkimet që ka bërë Insajderi, shihet se llogaria në Facebook që deputeti Ukaj ka replikuar me komentuesin është aktive.

Deputeti Ukaj shkrimin e fundit Facebook shihet se e ka me datën 3 dhjetor të këtij viti.

I pyetur edhe për profilin e tij në Facebook, se a është i tij, Ukaj është përgjigjur se “Unë s’merrem me këso gjëra, unë jam deputet kam tjera punë dhe nuk merren me tulifarë njerëz”, ka thënë ai.

Më poshtë gjeni bisedën e plotë mes qytetari dhe deputeti, Xhavit Ukaj:

Kujtojmë se deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj, i është vërsulur kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, derisa ajo po drejtonte seancën e Kuvendit, më 10 korrik të 2020-së.

“Ndërpritet seanca për shkak të paedukatës së disa deputetëve”, pati deklaruar Vjosa Osmani. Ukaj ishte ngritur në këmbë dhe i kishte shkuar te foltorja kryetares së kuvendit duke i thënë diçka teksa Osmani i pati thënë të qetësohet ose do ta thërras sigurim për ta larguar nga salla.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit