18.1 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

“Bosnjëzim, sjell Iuftë në Ballkan”/Këto janë arsyet pse Kosova kurrë nuk duhet formuar Asociacionin serb

Rekomandime

Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon të jetë një nga çështjet më të rëndësishme dhe aktuale.

E duke qenë të kjo, Serbia vazhdon të insistojë për formimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, pavarësisht kundërshtimeve nga ana e Kosovës.

- Advertisement -

Për këtë, profesori dhe juristi Muhamet Kelmendi shprehet tejet kundër, derisa mendon se formimi i tij është vdekjeprurës për Kosovën.

Ai në një prononcim thotë se nuk duhet të ketë dialog në mes të dyja vende pa SHBA-të.

“Dialog pa SHBA-të nuk ka midis Kosovës dhe Serbisë. Deklaratat e fundit të administratës amerikane janë të drejtuara kundër dy palëve në dialogun Kosovë-Serbi. Kjo formë kështu e presionit është gabim. Me këtë po njësohet dhe po bëhet një Kosova me shtetin serb në çështjen e dialogut. Serbia është përgjegjëse. Kjo për faktin se Beogradi po ikë nga përgjegjësia për gjenocid dhe për dëmshpërblim. Dihet gjithashtu se është shteti serb që nuk i ka zbatuar marrëveshjet e deritashme dhe se po bllokon dialogun me Asociacion, që është shpallur nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës antiligjore. Drejtimi i presionit njëjtë edhe ndaj Kosovës, si ndaj Serbisë, e ku Republika e Kosovës i ka zbatuar të tëra marrëveshjet, drejton te forcimi i pozitës së Beogradit. Për këtë ka ngulur këmbë shteti serb në Asociacion dhe nuk po ecë përpara në dialog”, është shprehur ai.

- Advertisement -

Sipas tij, SHBA-të dhe BE e dinë se shkaktar i gjithë gjendjes është Serbia dhe se Asociacioni krijon luftëra të reja në Ballkan dhe kështu nuk krijohet paqja dhe Kosova kurrë nuk duhet ta lejojë formimin e tij.

“SHBA-të dhe UE me ndërmjetësin nga z.Borrell dhe z. Lajçak, e dinë se shkaktar i gjendjes është Serbia. Në Beograd është përgjegjësja për gjendje. Shumë qartë e dinë se Asociacioni krijon luftëra të reja në Ballkan dhe megjithatë po e tolerojnë Serbinë. Kështu nuk ka paqe. Paqja krijohet me temat domethënëse për paqen. Minoriteti serb i ka të drejtat absolute në Kosovë. Këtë e ka paraparë Plani i Ahtisarit. E Asociacioni serb me pushtet ekzekutiv dërgon te bosnjëzimi i Kosovës. Këtë nuk duhet kurrë Kosova ta lejojë”, ka thënë profesori.

- Advertisement -

Kelmendi shton se mund të ketë asociacion pa kompetenca ekzekutive dhe ka treguar temat që duhet diskutuar në dialog dhe se çdo gjë tjetër është shkatërruese për Kosovën.

“Një Asociacion serb si shoqatë mund të krijohet, por pa kompetenca ekzekutive, politike dhe juridiko-gjyqësore, të cilat krijojnë pushtet të shkallës së dytë dhe që e shkatërron shtetin unitar dy shkallës në Republikë. Këto i ngarkuari me pune në Ambasadën amerikane në Prishtinë, z.Nichols Glacobbe i di. E dinë mirë se Kosova nuk lejon Republikë serbe, sepse dërgon te shkatërrimi i Republikës së Kosovës. Temat në dialog janë shprehur shumë herë. Dhe për ata që mendojnë ndryshe, dialogu duhet të fillojë me njohje, pastaj të kalojë te të gjeturit, dëmet e luftës, dënimi i dhunës gjenocidiale dhe përgjegjësia e shtetit serb për gjenocid. Nëse nuk zgjidhen këto tema nuk ka pse dialogohet. Nuk mundet Kosova të eci prapa në shkatërrimin e Republikës nga okupatori shovenist serb. Kjo duhet kuptuar. Këtë e dinë në Washington dhe në Bruksel e në vendet tjera. Dhe këtu duhet të koncentrohet dialogu. Pa këto tema nuk ecet përpara dhe nuk arrihet pajtueshmëria. Çdo rrugë tjetër është shkatërrimtare (shih: Asociacion dhe eksterritorialitetet serbe në Kosovë). Këto dërgojnë deri te konfliktet e reja në Ballkan. Po e përsëris: Për Kosovën është vdekjeprurës Asociacioni dhe exterritorialiteti serb në Kosovë. Këtë kurrsesi nuk duhet lejuar”, ka deklaruar profesori Muhamet Kelmendi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit