8.7 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Universiteti i Birminghamit njofton për emërimin e Besnik Tahirit në postin e Zëvendëskryeministrit

Rekomandime

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka përfunduar studimet Master për Qeverisje Lokale dhe Zhvillim Ndërkombëtar Universiteti i Birminghamit. Emërimi politik i Tahirit nuk ka kaluar pa u vërejtur edhe nga vetë universiteti britanik. Përmes një njoftimi të publikuar në faqen e universitetit ata kanë treguar për suksesin e studentit të tyre.

- Advertisement -

Në ballinën e faqes së universitetit flitet për profilin e zëvendëskryeministrit të Kosovës, i cili ka qenë edhe përfitues i bursës prestigjioze të Mbretërisë së Bashkuar, Chevening.

Tahiri cilësohet si student i zgjedhur përfaqësues i këtij departamenti, konsulent me përvojë̂ dhe angazhim ndërkombëtarë i angazhuar në organizata me reputacion zhvillimor ndërkombëtar si dhe angazhimin e tij në vende të ndryshme të botës, si ligjërues i certifikuar në disa programe zhvillimore.

Lidhur me një gjë të tillë ka folur edhe vetë Tahiri, duke thënë se rrugëtimi i tij profesional nuk do të ishte i mundur pa Universitetin e Birmingham-it.

“Suksesi im personal dhe profesional, nuk do të ishte i mundur pa rrugëtimin tim në Departamentin Ndërkombëtarë, të Universitetit të Birmingemit. Njohuritë teorike dhe praktike të përfituara në Departamentin për Zhvillim Ndërkombëtarë janë shoqëruesit më të mirë përgjatë gjithë angazhimeve të mia profesionale. I falenderoj profesorët dhe kolegët e studimeve, si dhe çdo anëtarë të departamentit për mbështetjen e tyre”, ka thënë Tahiri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit