-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ushtaraku i FSK-së me gjest të madh, ia falë shtetit të gjitha kursimet pensionale prej 18 mijë e 250 euro

Rekomandime

Nënkoloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Afrim Veseli mori një vendim mjaftë të veçantë.

Edhe pse Qeveria e Kosovës mori vendim që për masat emergjente të ndajë Pakon Fiskale Emergjente për stimulimin e punonjësve të sektorëve esenciale që janë ekspozuar më së shumti ndaj rrezikut të infektimit me virusin COVID-19 gjatë situatës së krijuar pandemike, Veseli vendosi të mos e pranojë këtë ndihmë.

- Advertisement -

Madje nënkoloneli i FSK-së vendosi që paratë e trustit të tij që janë grumbulluar deri tani në vlerë 18 mijë e 250 euro t’ia ofrojë shtetit të Kosovës, pa asnjë kompensim deri në pensionimin e tij.

Afrim Veseli i ka drejtuar një letër kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti si dhe zv/kryeministrit Besnik Tahiri si dhe zv/ministrit të Financave, Agim Krasniqi.

“Nëse shtetit dhe qeveris sime, i duhet te marre kredi nga jashtë, për ta kaluar vendi jone sa me mire këtë krize, unë ia ofrojë shtetit tim dhe qeveris sime, parat e trustit qe gjate viteve i kam te grumbulluara, ne shume prej 18.250 euro, pa asnjë kompensim, deri ne kohen e pensionimit time. Pra për 12 vite. Atdhe kemi vetëm një, Kosovën tone”, shkroi ndër të tjerash ai.

- Advertisement -

Ditë më parë, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami deklaroi se Qeveria është duke diskutuar me Trustin Pensional të Kosovës që të lejohet tërheqja deri në 10% e kursimeve në mënyrë që të kalohet sa më lehtë nga kriza që ka shkaktuar pandemia.

Letra e plotë e tij:

- Advertisement -

Zoteri Kryeminister,

Dua ta falenderoje Qeverin tone dhe Juve, per kujdesin dhe masat e nderrmarura per tejkalim te krizes Personalishte nuk dua asnje kompenzim nga shteti im. Me mjafton paga qe marre.

Nese shtetit dhe qeveris sime, i duhet te marre kredi nga jashte, per ta kaluar vendi jone sa me mire kete krize, une ia ofroje shtetit tim dhe qeveris sime, parat e trustit qe gjate viteve i kam te grumbulluara, ne shume prej 18.250 euro, pa asnje kompenzim, deri ne kohen e pensionimit time. Pra per 12 vite.

Atdhe kemi vetem nje, Kosoven tone.

N.Kolonel Afrim Veseli

Forca e Siguris se Kosoves.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit