1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ushtaraku i karrierës, Ramadan Qehaja del kundër Thaçit: Gjendja e jashtëzakonshme në këto momente është e panevojshme

Rekomandime

Ushtaraku i karrierës, Ramadan Qehaja, konsideron se vendimi për gjendje të jashtëzakonshme në Kosovë, për nivelin aktual të rrezikut është i panevojshëm.

- Advertisement -

Ai thotë se tradicionalisht gjendja e jashtëzakonshme shpallet kur ka rrezik fizik për destabilizim të situatës së sigurisë nga faktorë të jashtëm apo brendshëm, por edhe në rast të fatkeqësive natyrore.

E në këtë rasti, sipas tij rreziku vjen nga një epidemi e ‘padukshme’ e cila e ka kapluar globin dhe nuk ka adresë mbi bazën e cilës gjendja e jashtëzakonshme do t’i kundërvihej.

“Argumentet se duhet vendosur rendin publik nëpërmjet një mase ekstreme siç është gjendja e jashtëzakonshme nuk qëndrojnë për arsyje se ato mund të bëhen në gjendje ekzistuese”, shkruan Qehaja në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

- Advertisement -

Ai thekson se, lypet një mobilizim i policisë e cila sipas nevojës do të mund të mbështetej edhe te FSK-ja.

“Konsideroj që Qeveria është duke menaxhuar situatën mjaft mirë dhe të gjithë duhet të japin kontributin në funksion të arritjes së qëllimit të përbashkët për minimizimin e pasojave nga kjo epidemi”, shkruan tutje ai.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Lidhur me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Duke e përcjellur debatin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë, konsideroj që një vendim i tillë, për nivelin aktual të rrezikut është i panevojshëm.

Tradicionalisht gjendja e jashtëzakonshme shpallet kur ka rrezik fizikë për destabilizimin e situatës së sigurisë, nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm, por edhe në raste të fatkeqësive natyrore. Në rastin konkret rreziku vjen nga një epidemi e “padukshme” e cila e ka kapluar globin dhe nuk ka adresë mbi bazën e së cilës gjendja e jashtëzakonshme do t’i kundërvihej.

Argumentet se duhet vendosur rendin publik nëpërmjet një mase ekstreme siç është gjendja e jashtëzakonshme nuk qëndrojnë për arsyje se ato mund të bëhen në gjendje ekzistuese. Lypset një mobilizim i policisë e cila sipas nevojës do të mund të mbështetej nga njësitet relevante të FSK-së. Konsideroj që Qeveria është duke menaxhuar situatën mjaft mirë dhe të gjithë duhet të japin kontributin në funksion të arritjes së qëllimit të përbashkët për minimizimin e pasojave nga kjo epidemi.

R.Q

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit