7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ganimete Musliu pyet pse veshi uniformë burri i Vjosa Osmanit: A është kjo shkelje e ligjeve?

Rekomandime

Qeverisë i kërkohet llogari për pjesëmarrjen e burrit të Vjosa Osmanit në ushtrimin e FSK-së
Pjesëmarrja e Prindon Sadriut, burrit të presidentes Osmani pa asnjë ftesë e madje me uniformë ushtarake në ushtrimin e FSK-së në “Defender Europe” kishte shkaktuar reagime të mëdha në opinion dhe në media.

- Advertisement -

E për këtë çështje është folur edhe sot në Kuvendin e Kosovës.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka pyetur qeverinë se mbi çfarë baze ka marrë pjesë Prindon Sadriu aty, duke qenë se ai është rezervist.

“U zbeh imazhi i FSK-së dhe ngjarjes në përgjithësi. Kjo u bë nga institucionet e vendit. Jemi të detyruar që qeverisë t’ia adresojmë disa pyetje. Pjesëmarrja e bashkëshortit të presidentes i zbehu imazhin shtetit tonë dhe ushtrisë sonë”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Ai ka vazhduar me disa pyetje, duke aluduar se janë shkelur ligjet dhe Kushtetuta e vendit.

“Çfarë grade mban Prindon Sadriu? Si rezervist që është, ai është i obliguar që të marrë pjesë në trajnime. A ka pasë ftesë për pjesëmarrje në këtë ceremoni dhe nga kush është ftuar. Në çfarë cilësie ka marrë pjesë ai aty? Nëse ka marrë pjesë si burrë i presidentes, pse ka veshur uniformën?”, ka thënë ajo.

- Advertisement -

“A është kjo shkelje e ligjeve? A është shkelje e Kushtetutës?”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit