Një helikopter i Skuadriljes së Lufimeve në Det të ushtrisë amerikane ka zhvilluar një stërvitje në zonën ushtarake të Bizës në Shqipëri.
Lajmin e jep vetë ambasada amerikane përmes një postimi në Facegbook.
“Më 27 prill, një helikopter MH-60S “Seahawk” i Shteteve të Bashkuara nga Skuadrilja e Luftimeve në Det, zhvilloi stërvitje të armatosur dite dhe nate në Zonën e Stërvitjes Ushtarake Biza, në qendër të Shqipërisë. Ata përdorën mitralozat e kalibrit M240 7.62mm and the GAU-21.50 për të ruajtur gatishmërinë. Pavarësisht vështirësive në luftën kundër COVID-19, stërvitjet ushtarake duhet të vazhdojnë dhe Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria mbeten aleate të përkushtuara”, shkruan ambasada amerikane në postimin e saj.