5.3 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Ushtarët e Kosovës “mund të mbeten me trauma nga Shqipëria”

Rekomandime

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka bërë të ditur se në disa momente, ushtarët e FSK-së kanë rrezikuar më tepër që u lejohet për t’i ndihmuar viktimat e prekura nga tërmetet në Shqipëri.

- Advertisement -

Rama ka thënë se ndjehet krenar që është komandant i atyre djemve dhe vajzave për punën që kanë bërë në Shqipëri.

“Misioni i këtyre njësiteve është shpëtimi i jetëve. Asnjë ushtar nuk guxon të dalë jashtë procedurave standarde operative. Dëshira mund të ekzistojë, por mundësinë mund të jenë të ndryshme”, ka thënë ai në Klan Kosova.

“Në momente të caktuara unë i shoh ushtarët që rrezikojnë më tepër që është e lejuar, por kjo është sakrificë individuale për të shpëtuar jetë”.

- Advertisement -

“Mirëpo janë disa procedura që ne duhet t’i respektojnë sepse është në të mirë të ushtarëve. Nuk është qëllimi që ne të humbim më shumë. Ne kemi humbur diçka dhe ideja është që edhe ai që vepron të jetë i sigurt”.

“Bashkë me presidentin Thaçi kam qenë në vendngjarje, dhe nga ato që kam dëgjuar unë sinqerisht e kam ndjerë vetën shumë krenar dhe jam i privilegjuar që jam komandant i atyre djemve dhe vajzave për punën që kanë bërë”.

- Advertisement -

“Raportimet e para që kemi pasur në momentin që kemi shkuar në vendngjarje është se ka dëme të mëdha dhe se ka viktima që ndodhen nën gërmadha”.

“Pjesëtarët tonë kanë arritur që dy viktima t’i nxjerrin të gjallë. Një e kemi nxjerrë të gjallë dhe pastaj ai ka ndërruar jetë në spital”. Ne kemi kujdes të veçantë për ata njerëz dhe ata ushtarë që i kemi në njësi”.

“Unë kam thënë disa herë që dëshira ime më e vogël është që t’i aktivizoj njësitë e kërkim shpëtimit sepse duhet të kemi kujdes të veçantë – ata mund të kenë edhe trauma në të ardhmen për shkak të kufomave që i gjejnë në vendin e ngjarjes”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit