3 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Ky është i moshuari që Edi Rama e quan shqiptarin më të pasur në botë

Rekomandime

Kryeministri i Shipërisë, Edi Rama, në një lidhje direkte, tha se atë e kishte prekur shumë një qytetarë nga Medvegja i cili i kishte dhuruar 10 euro nga pensioni i tij.

Rama e quajti të moshuarin nga Medvegja si pasanikun më të madh, duke shtuar tutje se ai e ka vendin në parajsë.

“Unë lodhjen e kam fizike nuk e kam mendore, ju e keni mendore se rrini në studio. Unë kam pas fatin sot që të njoh njeriun më të pasur të shqipërisë dhe këtij kombi është një burrë i cili fliste nga Medvegja, më ka lënë pa zhurmë dhe jam shumë i lumtur dhe do shkoj ta takoj në Medvegjë atë njeri, ai kishte kyrsuer 10 mijë lek nga pensioni i tij. Ua them biznismenëve që është rasi i tyre i jetës që ti bëjnë vetës një paraqitje më dinjitoze kur shkojnë tek Shën Pjetëri. Unë paratë do i nxerrë nga dheu i këtij kontinenti dhe i kontinenteve tjera. Patriotët janë pikësisht ata që bëjnë në atë moment që bëri ai, pasaniku më i madh është ai, e ka vendin në parajsë”.

- Advertisement -

Qytetari nga Mevegja, i cili kishte ardhur në Prishtinë për të dhuruar 10 euro nga pensioni i tij, kishte bërë bujë gjatë ditës së djeshme për solidaritetin e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit