16.7 C
Pristina
Saturday, May 11, 2024

Ushtarët ukrainas në ishullin e gjarpërinjve raportohet se janë gjallë, u kapën rob nga Rusia

Rekomandime

Ilia Ponomarenko reporter i Iuftës së medias Kiev Independent, me anë të një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka njoftuar se 13 ushtarët e marinës të cilët ishin në ishullin e Gjarpërit janë gjallë, dhe po mbahen robër Iufte nga Rusia.

Ditë më parë marina ushtarake ruse në një audio inçizim dëgjohej duke i dhënë ultimatum ushtarëve ukrainas që të lënë armët dhe të dorëzohen.

- Advertisement -

Pas kësaj ushtarët ukrainas u dëgjuan duke i thënë marinës ruse “pirdhuni”.

Ishulli i Gjarpërit ndodhet në Detin e Zi dhe është pjesë territoriale e Ukrainës.

Në jug të Ukrainës nga ana e detit Rusia ka sulmuar vazhdimisht ndaj caqeve ushtarake ukrainase.

- Advertisement -

Makineria ruse e mediave ruse, si Sputnik, po e përdorë si mjet propagandues tani këtë ngjarje sikur një gjoja komplot të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të gënjyer për fatin e tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit